Great Earth Kreatin Powder, 400g
Great Earth Kreatin Unflavoured Powder është një suplement ushqimor vegan me kreatinë monohidrat, në formë pluhuri lehtësisht të tretshëm dhe me shije natyrale.
Kreatina kontribuon në rritjen e performancës fizike gjatë sforcimeve të përsëritura, afatshkurtra dhe me intensitet të lartë, duke e bërë atë një zgjedhje të përshtatshme për personat që kryejnë aktivitete fizike dhe stërvitje intensive.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Kreatinë monohidrat –> Kontribuon në rritjen e performancës fizike gjatë sforcimeve të përsëritura, afatshkurtra dhe me intensitet të lartë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Rrit performancën fizike gjatë ushtrimeve të shkurtra dhe me intensitet të lartë.
- I përshtatshëm për sforcime fizike të përsëritura.
- Siguron 5 g kreatinë monohidrat për dozën ditore.
- Pluhur i mikronizuar, me tretshmëri të mirë.
- Pa aromë, i lehtë për t'u përzier me ujë ose pije të tjera.
Great Earth Kreatin Unflavoured Powder është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 lugë çaji (afërsisht rreth 5 g), përziejeni në 300–500 ml ujë ose lëngje të tjera të ftohta, në varësi të preferencës suaj.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, nuk rekomandohet përdorimi i këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërës; Kreatinë monohidrat 100 %.