Vitamina dhe Suplemente

Great Earth L-Lysine x 120 Capsules

Suplement ushqimor vegan me L-lizinë, një aminoacid esencial që kontribuon në kujdesin dhe ruajtjen e shëndetit normal të lëkurës, flokëve dhe thonjve.
In stock
SKU
GreatEarth7
Special Price 3 150 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-10%

Great Earth L-Lysine Capsules është një suplement ushqimor vegan që kombinon L-lizinën, një aminoacid esencial, me zink për kujdesin e përditshëm ndaj lëkurës, flokëve dhe thonjve.

L-lizina është e rëndësishme për prodhimin e proteinave në organizëm, përfshirë kolagjenin, i cili kontribuon në strukturën dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, ndërsa zinku kontribuon në ruajtjen e shëndetit normal të lëkurës, sintezën normale të proteinave dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Zinku gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Formula ofron një kombinim të përshtatshëm të L-lizinës dhe zinkut për të plotësuar ushqyerjen e përditshme dhe për t’i kushtuar kujdes funksioneve të rëndësishme të organizmit. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • L-Lizina-> Aminoacid esencial që organizmi nuk e prodhon vetë dhe që është i rëndësishëm për sintezën e proteinave, përfshirë kolagjenin.
  • Zinku-> Kontribuon në ruajtjen e shëndetit normal të lëkurës, sintezën normale të proteinave, mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Formulë e fokusuar për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
  2. Kontribuon në ruajtjen e lëkurës normale dhe në sintezën normale të proteinave. 
  3. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  4. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth L-Lysine Capsules është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula, dy herë në ditë, nëse është e mundur ndërmjet vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 4 kapsula % VNR

L-Lizinë

2000 mg -

Zink

2 mg 20%

 

Përbërësit e formulimit: L-hidroklorur lizine, kapsulë vegjetale (hidroksipropil metilcelulozë), agjent mbushës (celulozë mikrokristaline), pluhur vaji MCT (nga kokosi), zink (citrat).

↑
Back to Top