Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Magnesiumpulver, 200g

Suplement ushqimor në formë pluhuri me magnez, i formuluar për të plotësuar nevojat ditore për magnez dhe për të kontribuar në funksionimin normal të muskujve, sistemit nervor dhe metabolizmit të energjisë.
In stock
SKU
GreatEarth37
Special Price 3 240 Lekë Regular Price 3 600 Lekë
-10%

Great Earth Magnesiumpulver është një suplement ushqimor vegan në formë pluhuri, i cili kombinon tre forma të magnezit: malat, laktat dhe bisglicinat. Magnezi është një mineral esencial që kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në metabolizmin normal të energjisë.

Ky suplement është i formuluar për të plotësuar marrjen ditore të magnezit dhe është veçanërisht praktik për personat që preferojnë suplementet në formë pluhuri. Formula përzihet lehtësisht me ujë dhe ka një shije të freskët limoni dhe lime, ndërsa kombinimi i tre formave të magnezit ofron një formulim të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Magnez malat-> Është një formë e magnezit e lidhur me acidin malik dhe kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të muskujve.
  • Magnez laktat-> Është një formë organike e magnezit e lidhur me acidin laktik dhe, si burim i magnezit, kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
  • Magnez bisglicinat-> Është një formë e kelatuar e magnezit e lidhur me aminoacidin glicinë dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe muskujve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron një sasi të konsiderueshme të magnezit në një dozë ditore, duke kontribuar në plotësimin e nevojave të organizmit për këtë mineral.
  2. Kombinon tre forma të ndryshme të magnezit në një formulim të vetëm. 
  3. Kontribuon në funksionin normal të muskujve, sistemit nervor dhe metabolizmit të energjisë. 
  4. Suplementi ka një shije të freskët limoni dhe lime. 
  5. Forma pluhur është praktike për t’u përzier me ujë ose pije të tjera dhe përshtatet me preferencat e personave që nuk dëshirojnë tableta apo kapsula.

Suplementi Great Earth Magnesiumpulver është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1½ lugë matëse të formulimit (3,5 g) në ditë, të përziera me 150–200 ml ujë.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Ky suplement është i sigurtë për përdorim edhe gjatë periudhës së shtatzënisë dhe/ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 200 g.
Përbërësit Vlerat ushqyese për një dozë ditore (3.5 g) % VNR

Magnez

350 mg 93%

 

Përbërës të formulimit: Magnez (-malat), magnez (-laktat), rregullues i aciditetit (acid malik), aroma natyrale (limon, lime), magnez (-bisglicinat), ëmbëltues (glikozide steviolike nga stevia).

↑
Back to Top