Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Multi Kids x 60 Gummies

Suplement multivitaminik vegan për fëmijë, me shije mjedre, me 16 vitamina dhe minerale, i formuluar për të plotësuar nevojat ushqyese gjatë rritjes dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, metabolizmin e energjisë dhe zhvillimin normal të kockave.
In stock
SKU
GreatEarth3
Special Price 2 250 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-10%

Great Earth Multi Kids Gummies është një suplement ushqimor vegan për fëmijë mbi moshën 4 vjeç, në formë haribo me shije mjedre, që kombinon 16 vitamina dhe minerale të përzgjedhura për të plotësuar dietën e përditshme gjatë periudhës së rritjes dhe zhvillimit.

Formula përmban ndër të tjera vitaminë D, e cila kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar te fëmijët, si dhe jod, i cili kontribuon në rritjen normale të fëmijëve.

Suplementi është vegan, përdor FOS (fruktooligosakaride) në vend të sheqerit si ëmbëlsues dhe përmban vetëm ngjyrues dhe aromatizues natyralë. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina D –> Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  • Jodi –> Kontribuon në rritjen normale të fëmijëve dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. 
  • Vitamina C –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, metabolizmin normal të energjisë dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Vitaminat e grupit B (B1, B2, B6, B12, niacina, acidi folik, biotina dhe acidi pantotenik) –> Kontribuojnë në procese të ndryshme fiziologjike, përfshirë metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionin normal të sistemit imunitar.
  2. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, duke ndihmuar në çlirimin e energjisë nga ushqimi. 
  3. Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët. 
  4. Kontribuon në funksionin normal të sistemit nervor dhe funksionit psikologjik. 
  5. Një formulë e plotë multivitaminike dhe minerale, e përshtatshme për plotësimin e dietës së përditshme. 
  6. Suplementi vjen në formë haribo me shije mjedre, që e bën lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët.

Great Earth Multi Kids Gummies është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët mbi moshën 4 vjeç.

Fëmijët rekomandohet të marrin 2 haribo në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Suplementi ushqimor nuk duhet të përdoret si zëvendësim i një diete të larmishme.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Gummies/ Haribo.

Përbërësit; Fruktooligosakaride, ujë, agjent xhelifikues (pektinë), vitaminë C (acid askorbik), rregullues aciditeti (acid citrik, citrat trisodiumi), maltodekstrinë, beta-karoten, vitaminë E (DL-alfa-tokoferil acetat), zink (citrat zinku), aromë natyrale, vitaminë B3 (nikotinamid), vaj kokosi, ngjyrues (antocianinë), vitaminë D (ergokalciferol), acid pantotenik (kalcium-D-pantotenat), vitaminë B6 (hidroklorur piridoksine), vitaminë B1 (mononitrat tiamine), vitaminë B2 (riboflavinë), agjent kundër ngjitjes (dyll karnaube), vitaminë K (fitomenadion), vitaminë B12 (cianokobalaminë), acid folik (acid pteroilmonoglutamik), selen (selenit natriumi), jod (jodur kaliumi), D-biotinë.

 

Përbërësit Vlerat ushqyese për 2 Gummy (haribo) % VNR

Beta-karoten

800 µg -

– ekuivalent me vitaminë A

400 µg RE 50%

Vitamina D

10 µg 200%

Vitamina E

10 mg α-TE 83%

Vitamina C

50 mg 63%

Vitamina K

50 µg 67%

Vitamina B1

1 mg 91 %

Vitamina B2

1.2 mg 86%

Niacina (vitamina B3)

12 mg NE 75%

Vitamina B6

1.1 mg 79%

Vitamina B12

2 µg 80%

Acidi Folik

150 µg 75%

Biotina

40 µg 80%

Acidi pantotenik (vitamina B5)

4 mg 67%

Zinku

6 mg 60%

Jodi

45 µg 30%

Seleni

30 µg 55%
Back to Top