Great Earth Probio Kids x 60 Gummies
Great Earth Probio Kids Gummies është një suplement ushqimor vegan për fëmijë mbi moshën 4 vjeç, në formë gummies/ haribo me shije të frutit të dardhës, që përmban 1 miliard baktere të acidit laktik për çdo haribo, nga tre shtame të ndryshme: L. Rhamnosus, B. Infantis dhe L. Reuteri.
Formula plotësohet me FOS (fruktooligosakaride), një lloj karbohidrati që vepron si fibër ushqimore, dhe përdoret në vend të sheqerit si ëmbëlsues. Suplementi përmban vetëm ngjyrues dhe aromatizues natyralë dhe nuk përmban përbërës me origjinë shtazore.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Bakteret e acidit laktik (L. rhamnosus, B. infantis, L. reuteri) –> Përbëjnë kompleksin probiotik të produktit dhe sigurojnë 1 miliard njësi formuese kolonish (CFU) për çdo haribo.
- FOS (fruktooligosakaride) –> Janë karbohidrate që veprojnë si fibra ushqimore dhe përdoren në formulë në vend të sheqerit si ëmbëlsues.
Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:
- Formulë e përshtatur për fëmijët, në formë haribo me shije dardhe e cila e bën më të lehtë për t’u konsumuar.
- Kombinim i tre shtameve të baktereve të acidit laktik në një produkt të vetëm.
- Nuk përmban ëmbëlsues artificial, por vetëm FOS si fibër ushqimore.
- Vetëm ngjyrues dhe aromatizues natyralë.
- Formulë vegane, e përshtatshme për fëmijët që ndjekin një dietë vegane.
Great Earth Probio Kids Gummies është i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët mbi moshën 4 vjeç.
Rekomandohet të marrin 1 haribo në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement ushqimor është i përshtatshëm për përdorim edhe nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë ose ushqyerjes me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërësit; Fruktooligosakaride, ujë, rregullues aciditeti (acid citrik, citrat trisodiumi), agjent xhelifikues (pektinë), ngjyrues (kurkuminë, kompleks klorofilinë-bakër), aromë natyrale, baktere të acidit laktik të inaktivizuara me nxehtësi (L. rhamnosus, B. infantis, L. reuteri), vaj kokosi, agjent kundër ngjitjes (dyll karnaube).