Great Earth Selen x 90 Tablets
Great Earth Selen është një suplement ushqimor vegan në formë tabletash, i formuluar për të plotësuar nevojat ushqyese të organizmit me selen, një mineral esencial për organizmin. Formula përmban selen në formën organike L-selenometioninë, e cila karakterizohet nga biodisponibiliteti i lartë dhe përthithja e mirë nga organizmi.
Ky suplement është i formuluar për kujdesin ndaj funksioneve normale të organizmit që lidhen me selenin, duke kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe të gjëndrës tiroide, si dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Seleni kontribuon gjithashtu në ruajtjen e flokëve dhe thonjve normalë.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Seleni (L-selenometioninë) –> Mineral esencial që përdoret nga organizmi për formimin e selenoproteinave, të cilat marrin pjesë në procese të rëndësishme biologjike, përfshirë metabolizmin e hormoneve të tiroides dhe mbrojtjen antioksiduese të qelizave. Ndërsa në këtë formulim, seleni në formën organike L-selenometioninë shërben si burim i selenit dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe të tiroides, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në ruajtjen e flokëve dhe thonjve normalë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Plotëson marrjen ditore të selenit për personat që dëshirojnë të sigurojnë një marrje të përshtatshme të këtij minerali.
- Përmban selen në formën L-selenometioninë, një formë organike e selenit që përthithet mirë nga organizmi.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe të tiroides.
- Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Formulë pa maja dhe vegane.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Great Earth Selen është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 tabletë | % VNR |
|
Selen |
100 μg | 182% |
Përbërës të formulimit: Agjentë mbushës (celulozë mikrokristaline, fosfat dikalciumi), L-selenometioninë, agjentë kundër ngjitjes (acide yndyrore bimore, kripë magnezi e acideve yndyrore me origjinë bimore), agjent mbulues (hidroksipropilmetilcelulozë, glicerinë bimore).