Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Vitamin B Complex x 60 Capsules

Suplement ushqimor vegan që përmban të 8 vitaminat e kompleksit B, të cilat kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin e sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
In stock
SKU
GreatEarth14
Special Price 2 250 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-10%

Great Earth Vitamin B Complex Capsules është një suplement ushqimor vegan që përmban të 8 vitaminat esenciale të kompleksit B: B1, B2 (riboflavinë), B3 (niacinë), B5, B6, B7 (biotinë), B9 (acid folik) dhe B12.

Vitaminat e kompleksit B luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të organizmit. Ato kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë, në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si edhe në funksionimin normal psikologjik.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitaminat B1, B2, B3, B5, B6 dhe B12-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.
  • Vitaminat B2, B3, B6 dhe B12-> Kontribuojnë në funksionimin normal psikologjik dhe, në rastin e B2 dhe B12, në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.
  • Biotina (B7)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në ruajtjen e lëkurës dhe flokëve normalë.
  • Acidi folik (B9)-> Kontribuon në procesin normal të ndarjes së qelizave dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, duke ndihmuar organizmin në proceset që shndërrojnë ushqimin në energji.
  2. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  3. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik. 
  4. Kontribuon në ruajtjen e lëkurës dhe flokëve normalë. 
  5. Suplementi kombinon të 8 vitaminat e kompleksit B në një formulë të vetme. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Vitamin B Complex Capsules është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërësit  Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Vitamina B1

25 mg 2273%

Vitamina B2

75 mg 1786%

Niacina (B3)

50 mg 313%

Acidi pantotenik (B5)

25 mg 417%

Vitamina B6

12 mg 857%

Biotina (B7)

50 μg 100%

Acidi folik (B9)

200 μg 100%

Vitamina B12

50 μg 2000%

 

Përbërës të formulimit: Agjent mbushës (celulozë mikrokristaline), kapsulë vegjetale (hidroksipropil metilcelulozë), niacinë (nikotinamidë), vitaminë B2 (riboflavinë-5'-fosfat), vitaminë B1 (mononitrat tiamine), acid pantotenik (D-pantotenat kalciumi), vitaminë B6 (piridoksal-5'-fosfat), trigliceride me zinxhir të mesëm nga kokosi, agjent kundër mpiksjes (dioksid silici), acid folik (acid pteroilmonoglutamik), vitaminë B12 (metilkobalaminë), biotinë.

↑
Back to Top