Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Vitamin B6 x 120 Tablets

Suplement ushqimor me vitaminë B6, i formuluar për të kontribuar në rregullimin e aktivitetit hormonal, funksionimin normal të sistemit imunitar dhe formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut.
In stock
SKU
GreatEarth20
Special Price 1 980 Lekë Regular Price 2 200 Lekë
-10%

Great Earth Vitamin B6 Tablets është një suplement ushqimor vegan me vitaminë B6 në dy forma: piridoksinë HCl dhe piridoksal-5-fosfat. Vitamina B6 është një vitaminë e rëndësishme për disa procese fiziologjike në organizëm dhe kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit, funksionimin normal të sistemit imunitar, formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe rregullimin e aktivitetit hormonal.

Ky suplement është formuluar për të plotësuar marrjen ditore të vitaminës B6 dhe për të kontribuar në funksionet normale të organizmit që lidhen me metabolizmin, sistemin imunitar, formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe aktivitetin hormonal. Çdo tabletë përmban 12 mg vitaminë B6 dhe formula është e përshtatshme për një dietë vegane.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina B6 (piridoksinë HCl dhe piridoksal-5-fosfat) –> Dy forma të vitaminës B6 të përfshira në formulim, e cila luan rol në procese të ndryshme fiziologjike të organizmit, veçanërisht në metabolizmin e proteinave dhe në rregullimin e aktivitetit hormonal. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplement me një formulë të përqendruar të vitaminës B6.
  2. Kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit. 
  3. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut. 
  5. Kontribuon në rregullimin normal të aktivitetit hormonal. 
  6. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  7. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Great Earth Vitamin B6 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement është i sigurtë për përdorim edhe gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Tableta.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 tabletë % VNR

Vitamina B6

12 mg 857%

 

Përbërës të formulimit: Agjent mbushës (fosfat dikalciumi), agjent kundër aglomerimit (acide yndyrore bimore, kripë magnezi e acideve yndyrore bimore), vitaminë B6 (piridoksinë HCl, piridoksal-5’-fosfat), stabilizues (karboksimetilcelulozë natriumi e ndërlidhur), agjent veshës (hidroksipropil metilcelulozë, glicerinë bimore).

↑
Back to Top