Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Vitamin D3 75μg x 60 Capsules

Suplement ushqimor vegan me vitaminë D3, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, mirëmbajtjen e kockave dhe funksionimin normal të muskujve.
In stock
SKU
GreatEarth22
Special Price 2 880 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-10%

Great Earth Vitamin D3 75 μg Capsules është një suplement ushqimor vegan me vitaminë D3 me origjinë bimore, e nxjerrë nga likenet, i formuluar për të plotësuar marrjen e vitaminës D dhe për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, mirëmbajtjen e kockave dhe funksionimin normal të muskujve.

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë dhe kapsulat përmbajnë gjithashtu vaj organik kokosi, i cili është përfshirë në formulë për të favorizuar përthithjen e vitaminës D.

Suplementi ofron një alternativë vegane ndaj vitaminës D3 me origjinë shtazore dhe është i përshtatshëm për personat që ndjekin një dietë vegane. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vitamina D3 (kolekalciferol) –> Një formë e vitaminës D që luan rol në metabolizmin normal të kalciumit dhe fosforit, si dhe në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Plotëson nevojat e organizmit për vitaminë D, veçanërisht gjatë periudhave kur ekspozimi ndaj diellit është i kufizuar.
  2. Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve në gjendje normale, duke luajtur rol në metabolizmin e kalciumit dhe fosforit. 
  3. Ndihmon në funksionimin normal të muskujve. -Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Ofron vitaminë D3 me origjinë bimore, e përshtatshme për përdorim edhe nga veganët. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Vitamin D3 75 μg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement është i sigurtë për përdorim edhe gjatë periudhës së shtatzënise ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Vitamina D3 (3000 IU)

75 μg 1500%

 

Përbërës të formulimit: Agjent mbushës (celulozë mikrokristaline), kapsulë vegjetale (hidroksipropilmetilcelulozë, ngjyrues (kompleks klorofilinash të bakrit), vitaminë D3 (kolekalciferol nga algat), agjent kundër aglomerimit (dioksid silici), trigliceride me zinxhir të mesëm (nga kokosi).

↑
Back to Top