Great Earth Vitamin D3/K2 x 60 Capsules
Great Earth Vitamin D3/K2 është një suplement ushqimor vegan në formë kapsulash, i krijuar si një kombinim i vitaminave D3 dhe K2 në formën e menakinonës-7. Vitamina D dhe vitamina K janë vitamina të rëndësishme për organizmin dhe veprojnë së bashku në metabolizmin e kalciumit, ku vitamina D kontribuon në përthithjen normale të kalciumit dhe vitamina K në ruajtjen e kockave në gjendje normale.
Ky suplement është i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit të kockave, funksionimin normal të muskujve dhe funksionimin normal të sistemit imunitar, ndërsa vitamina K kontribuon gjithashtu në koagulimin normal të gjakut dhe vitamina D në ruajtjen e dhëmbëve në gjendje normale.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina D3 (kolekalciferol) –> Merr pjesë në proceset që rregullojnë ekuilibrin e kalciumit dhe fosforit në organizëm dhe është e nevojshme për përthithjen normale të kalciumit.
- Vitamina K2 (menakinon-7) –> Është një formë e vitaminës K me rol në aktivizimin e proteinave të përfshira në metabolizmin e kalciumit dhe në proceset normale të koagulimit të gjakut.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi kombinon vitaminat D3 dhe K2 në një formulim të vetëm.
- Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të kockave.
- Ndihmon në funksionimin normal të muskujve.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Great Earth Vitamin D3/K2 është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement është i sigurtë për përdorim edhe gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë | % VNR |
|
Vitamina D3 |
50 μg | 1000% |
|
Vitamina K2 |
45 μg | 60% |
Përbërës të formulimit: Miell orizi, pluhur vaji MCT (nga kokosi), kapsulë bimore (hidroksipropil metilcelulozë), vitaminë D (kolekalciferol nga algat), vitaminë K2 (menakinon-7).