Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Vitamin E x 60 Capsules

Suplement ushqimor vegan me përmbajtje të lartë të vitaminës E, i formuluar për të kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
In stock
SKU
GreatEarth9
Special Price 3 510 Lekë Regular Price 3 900 Lekë
-10%

Great Earth Vitamin E Capsules është një suplement ushqimor vegan me përmbajtje të lartë të vitaminës E dhe selenit, i formuluar për kujdesin e përditshëm ndaj organizmit dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm dhe forma e përdorur në këtë formulë është me origjinë natyrale, duke përmbajtur tokoferole dhe tokotrienole të ndryshme. Për shkak se vitamina E është e tretshme në yndyrë, formula ka bazë vaj organik kokosi, ndërsa seleni plotëson formulimin duke kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina E-> Vitaminë e tretshme në yndyrë që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e integritetit të membranave qelizore. Seleni-> Mineral esencial që merr pjesë në funksionimin e enzimave antioksiduese dhe në procese të rëndësishme fiziologjike të organizmit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  2. Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar. 
  3. Ofron përmbajtje të lartë të vitaminës E, e përshtatshme për plotësimin e marrjes ditore të kësaj vitamine. 
  4. Në një formulë të vetme kombinon vitaminën E dhe selenin, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen antioksiduese të organizmit. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Vitamin E Capsules është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë % VNR

Vitamina E

268 mg α-TE (400 IU) 2233%

Kompleks i tokoferoleve/tokotrienoleve të përziera

20 mg *

Selen

50 μg 91%

 

Përbërës të formulimit: Vitaminë E (D-alfa-tokoferil acetat), vaj organik kokosi, L-selenometioninë, tokoferole të përziera, tokotrienol-tokoferol, kapsulë (celulozë vegjetale, ngjyrues klorofilinë).

↑
Back to Top