Vitamina dhe Suplemente

Great Earth Zinc 25mg x 100 Tablets

Suplement ushqimor me zink, vegan, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në ruajtjen e lëkurës, flokëve, thonjve dhe shikimit normal.
In stock
SKU
GreatEarth11
Special Price 2 565 Lekë Regular Price 2 850 Lekë
-10%

Great Earth Zinc 25 mg Tablets është një suplement mineral vegan me zink, i formuluar me 7 forma të ndryshme të zinkut dhe ekstrakt shafrani të Indisë (kurkumë).

Zinku është një mineral esencial i përfshirë në shumë procese të rëndësishme të organizmit dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe në ruajtjen e lëkurës, flokëve, thonjve dhe shikimit normal.

Formula kombinon forma të ndryshme të zinkut, të përzgjedhura për përthithje të mirë, ndërsa ekstrakti i shafranit të Indisë plotëson formulimin. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Zinku-> Kofaktor i më shumë se 300 enzimave dhe merr pjesë në sintezën e proteinave, metabolizmin e makronutrientëve dhe proceset e ndarjes qelizore.
  • Ekstrakti i shafranit të Indisë (kurkumë)-> Ekstrakti i shafranit të Indisë siguron përbërësit bioaktivë natyralë të kësaj bime, duke plotësuar formulimin mineral të suplementit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formula kombinon 7 forma të ndryshme të zinkut, të përzgjedhura për të favorizuar përthithjen e këtij minerali.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  3. Kontribuon në ruajtjen e lëkurës, flokëve, thonjve dhe shikimit norma. 
  4. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Great Earth Zinc 25 mg Tablets është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 tabletë % VNR

Zink

25 mg 250%

Ekstrakt shafrani të Indisë (kurkumë)

10 mg *

 

Përbërësit e formulimit: Agjentë mbushës (fosfat dikalciumi, karbonat kalciumi), zink (citrat zinku, glukonat zinku, bisglicinat zinku, L-askorbat zinku, pikolinat zinku, L-aspartat zinku, malat zinku), stabilizues (karboksimetilcelulozë natriumi e kryqëzuar), ekstrakt i rrënjës së shafranit të Indisë (kurkumë) Curcumin C3 Complex (Curcuma longa L.), agjent kundër ngjitjes (kripë magnezi vegjetale e acideve yndyrore), vaj kolze i hidrogjenizuar, agjent veshës (hidroksipropil metilcelulozë, glicerinë vegjetale).

↑
Back to Top