NOW Hair, Skin & Nails x 90 Capsules

-25%

NOW Hair, Skin & Nails është një suplement ushqimor i formuluar për të plotësuar nevojat ushqyese të flokëve, lëkurës dhe thonjve, duke kombinuar Cynatine HNS, një formë të patentuar dhe të biodisponueshme të keratinës, me lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme për shëndetin e tyre. Formula kontribuon në ruajtjen e flokëve me pamje të shëndetshme dhe shkëlqim, të thonjve të fortë e elastikë dhe të lëkurës me hidratim dhe elasticitet të mirë.

Cynatine HNS përbën një element të veçantë të formulimit dhe është studiuar për rolin e tij në kujdesin ndaj flokëve, thonjve dhe lëkurës. Përbërja përfshin gjithashtu lëndë ushqyese që kontribuojnë në mirëmbajtjen e indeve dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, një proces që lidhet edhe me shfaqjen e shenjave të plakjes së lëkurës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Cynatine HNS (keratinë)-> Përbërës i përdorur për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës dhe thonjve.
  • MSM dhe L-prolinë-> Përbërës që lidhen me strukturën e proteinave dhe të indeve lidhore.
  • Acid hialuronik-> Kontribuon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
  • Biotinë dhe zink-> Kontribuojnë në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale, ndërsa zinku edhe të thonjve normalë.
  • Vitaminat A, C dhe E-> Kontribuojnë në shëndetin e lëkurës, formimin e kolagjenit dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Vitaminat e grupit B-> Marrin pjesë në metabolizmin normal të energjisë.
  • Kolina dhe inozitoli-> Marrin pjesë në procese të ndryshme metabolike. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve në gjendje normale.
  2. Ndihmon në ruajtjen e forcës dhe strukturës normale të thonjve.
  3. Kontribuon në hidratimin e lëkurës.
  4. Përmban lëndë ushqyese që kontribuojnë në formimin normal të kolagjenit dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  5. Ofron një kombinim përbërësish për kujdesin e flokëve, lëkurës dhe thonjve nga brenda, si plotësim i një diete të ekuilibruar.
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Hair, Skin & Nails është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 3 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.

Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Vitamin A (100% as Beta-Carotene)

1,500 mcg 167%

Vitamin C (as Ascorbic Acid)

60 mg 67%

Vitamin E (as d-alpha Tocopheryl Succinate)

20 mg 133%

Thiamin (Vitamin B-1) (from Thiamin HCl)

10 mg 833%

Riboflavin (Vitamin B-2)

10 mg 769%

Niacin (Vitamin B-3) (as Niacinamide)

18 mg 113%

Vitamin B-6 (from Pyridoxine HCl)

2 mg 118%

Folate

680 mcg DFE (400 mcg folic acid) 170%

Vitamin B-12 (as Methylcobalamin)

100 mcg 4167%

Biotin

300 mcg 1000%

Pantothenic Acid

(from Calcium Pantothenate)

14 mg 280%

Choline (from Choline Bitartrate)

25 mg 5%

Zinc (from Zinc Bisglycinate) (Albion)

15 mg 136%

Copper (from Copper Bisglycinate) (Albion)

2 mg 222%

Cynatine® HNS (Solubilized Keratin)

500 mg  

MSM (Methylsulfonylmethane)

500 mg  

Beef Gelatin (BSE-free)

200 mg  

L-Proline

100 mg  

Horsetail Extract Complex (Equisetum arvense) (Aerial Parts)

100 mg  

Hyaluronic Acid (from Sodium Hyaluronate)

50 mg  

Inositol

25 mg  

Formula përmban përbërës të tjerë si : 

  1. Hipromeloze (kapsulë celuloze), Askorbil Palmitat, Dioksid Silikoni, Miell Orizi, Maltodekstrinë, Niseshte e modifikuar ushqimore dhe Acid Citric.
  2. Vitamina E nga soja jo-GMO.

Formula nuk përmban lëndë të tjera si : qumësht, vezë, peshk, fruta deti, arra prej pemësh ose susam.

Prodhimi bëhet në një fabrikë me standard GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që përmbajnë këto alergjenë.

Çmimi me ulje 3 113 Lekë Çmimi i rregullt 4 150 Lekë
Nuk ka në gjendje
Ju kurseni: 1 037 Lekë
Info:
Suplement ushqimor me një kombinim vitaminash, mineralesh dhe përbërësish të tjerë ushqyes, i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit të flokëve, lëkurës dhe thonjve.