Haliborange Kids Multivitamins Strawberry x 30 Softies
Haliborange Kids Multivitamins Strawberry Softies është një suplement ushqimor me shije luleshtrydhe në formën e haribos, i formuluar për fëmijët mbi moshën 3 vjeç, që përmban një kombinim të 7 vitaminave thelbësore: vitaminat A, B3, B6, B12, C, D dhe E.
Formula është e përshtatshme për të plotësuar dietën e përditshme me vitamina që kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, metabolizmin normal të prodhimit të energjisë, funksionimin e sistemit nervor, mirëmbajtjen e lëkurës dhe shikimit normal, si dhe në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët. Haribot kanë një shije të këndshme luleshtrydhe dhe janë të lehta për t’u përfshirë në rutinën e përditshme të fëmijës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina A-> Kontribuon në mirëmbajtjen e lëkurës normale dhe në funksionimin normal të shikimit.
- Vitamina B3 (Niacina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Vitamina B6-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë.
- Vitamina B12-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut.
- Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Vitamina D-> Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Vitamina E-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi ka një formulë me 7 vitamina esenciale për plotësimin e dietës së përditshme.
- E përshtatshme për fëmijë mbi moshën 3 vjeç.
- Shije e këndshme e luleshtrydhes, e bën lehtësisht të pranushëm nga fëmijët.
- Formulim praktik në formë Softies/ haribo, i lehtë për t’u konsumuar.
- Siguron një mbështetje ushqyese të përditshme për fëmijët gjatë periudhës së rritjes.
Haliborange Kids Multivitamins Strawberry Softies është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm tek fëmijët nga mosha 3 deri në 12 vjeç.
Fëmijët rekomandohet të marrin 1-2 haribo në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Ingredients; Glucose Syrup, Sugar, Gelatine (Bovine), Ascorbic Acid, Maltodextrin, Gelling Agent: Pectin, Acid: Citric Acid, DL-Alpha-Tocopheryl Acetate, Niacinamide, Natural Orange Flavouring, Vitamin A Prep (Retinyl Acetate, DL-Alpha Tocopherol), Glazing Agents: Vegetable Oils (Coconut, Rapeseed), Carnauba Wax, Pyridoxine Hydrochloride, Colour: Carmines, Vitamin D Prep (Cholecalciferol, Medium Chain Triglycerides), Cyanocobalamin.