Vitamina dhe Suplemente

Haliborange Omega-3 DHA, 300ml

Suplement ushqimor për fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç, me vaj omega-3 të pasur me DHA dhe vitamina A, C dhe D, i formuluar për të kontribuar në funksionin normal të trurit dhe shëndetin e përgjithshëm gjatë rritjes dhe zhvillimit.
In stock
SKU
Haliborange14
Special Price 2 025 Lekë Regular Price 2 700 Lekë
-25%

Haliborange Omega-3 DHA with Vitamin A, C & D është një suplement ushqimor i lëngshëm, i përshtatshëm për fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç, i formuluar për të plotësuar dietën e përditshme me acide yndyrore esenciale Omega-3, përfshirë DHA, së bashku me vitaminat A, C dhe D.

Formula kombinon këto lëndë ushqyese për të ofruar mbështetje të përditshme gjatë periudhës së rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, duke kontribuar në funksionin normal të trurit, shikimin normal, funksionimin e sistemit imunitar dhe zhvillimin normal të kockave. Shurupi ka shije portokalli dhe përmban lëng të vërtetë portokalli, duke ofruar një mënyrë të këndshme dhe praktike për përfshirjen e Omega-3 dhe vitaminave në rutinën e përditshme të fëmijës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Omega-3 DHA-> DHA kontribuon në funksionimin normal të trurit dhe, në dozën ditore prej 250 mg DHA, efekti i dobishëm për funksionin normal të trurit arrihet.
  • Vitamina A-> Kontribuon në ruajtjen e lëkurës normale dhe në ruajtjen e shikimit normal. 
  • Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, metabolizmin normal që çliron energji dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Vitamina D-> Është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët dhe kontribuon në funksionin normal të muskujve, kockave dhe sistemit imunitar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionin normal të trurit.
  2. Kontribuon në ruajtjen e shikimit normal. 
  3. Përmirëson funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët. 
  5. Ofron një mënyrë praktike dhe të këndshme për marrjen e përditshme të Omega-3 DHA dhe vitaminave A, C dhe D. 
  6. Suplementi vjen në formë shurupi me shije portokalli që e bën lehtësisht të pranueshëm nga të fëmijët. 
  7. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm tek fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç.

Haliborange Omega-3 DHA with Vitamin A, C & D është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm tek fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç.

Rekomandohet që fëmijët të marrin dy lugë çaji nga 5 ml në ditë, pra 10 ml në total. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 300 ml.
Përbërësit Për 10 ml % NRV

Omega-3 nutrients

628mg  -

of which DHA

308 mg  -

of which EPA

200 mg  -

Vitamin A

400 µg RE 50 %

Vitamin D

6 µg 120 %

Vitamin C

50 mg 63 %

Other Ingredients; Water, Sugar, Cod Liver Oil (Fish), Stabiliser: Glycerol, Concentrated Orange Juice, Tuna Oil (Fish), Vitamin C (L-Ascorbic Acid), Vitamin A (Retinyl Palmitate), Vitamin D (Cholecalciferol), Antioxidant: Vitamin E (d-α-Tocopherol), Emulsifier: Polyoxyethylene Sorbitan Monostearate (Polysorbate 60), Thickener: Xanthan Gum, Acid: Citric Acid, Flavourings: Orange, Lemon; Preservative: Potassium Sorbate

Back to Top