Haliborange Vitamin C Immune Support x 30 Softies
Haliborange Vitamin C Immune Support Softies është një suplement ushqimor i përshtatshëm për përdorim tek fëmijët mbi moshën 3 vjeç, i formuluar për të plotësuar dietën e përditshme me lëndë ushqyese të përzgjedhura që kontribuojnë në funksionimin normal të organizmit.
Suplementi vjen në formën e haribove me shije të rrushit të zi, duke ofruar një mënyrë të këndshme dhe praktike për marrjen e përditshme nga fëmijët.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, metabolizmin normal që çliron energji, mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në formimin normal të kolagjenit dhe funksionimin normal të lëkurës.
- Vitamina B6-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik, si dhe në metabolizmin normal që çliron energji.
- Vitamina B12-> Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik, metabolizmin normal që çliron energji, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Zinku-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Seleni-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mirëmbajtjen normale të flokëve dhe thonjve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e përshtatur për fëmijët mbi moshën 3 vjeç, me një kombinim të përzgjedhur vitaminash dhe mineralesh.
- Formë praktike softies/haribo, e cila e bën marrjen e suplementit të thjeshtë dhe të përshtatshme për fëmijët.
- Suplementi ka shije të frutit të rrushit të zi, duke ofruar një mënyrë të këndshme dhe të lehtë për marrjen e përditshme të suplementit.
- Përmban 5 lëndë ushqyese të përzgjedhura: vitaminë C, vitaminë B6, vitaminë B12, zink dhe selen.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm për të gjithë fëmijët nga mosha 3 deri në 12 vjeç.
Haliborange Vitamin C Immune Support Softies është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm për të gjithë fëmijët nga mosha 3 deri në 12 vjeç.
Fëmijët rekomandohet të marrin 1-2 haribo në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Për 1 Haribo | % NRV |
|
Vitamin C |
80 mg | 100 % |
|
Vitamin B6 |
0.3 mg | 21 % |
|
Vitamin B12 |
0.5 µg | 20 % |
|
Zinc |
2 mg | 20 % |
|
Selenium |
11 µg | 20 % |
NRV = Nutrient Reference Value.
Other Ingredients; Glucose Syrup, Sugar, Gelatine (bovine), Ascorbic acid, Acid: Citric acid, Gelling agent: Pectin, Maltodextrin, Flavourings, Zinc sulphate, Glazing
agents: Vegetable oils (Coconut, rapeseed), Carnauba wax; Colour: Anthocyanins, Pyridoxine hydrochloride, Cyanocobalamin, Sodium selenate.