SUPLEMENTE DHE USHQIME

Himalaya Koflet Syrup, 100ml

Suplement me një formulim bimor i cili vjen në formën e shurupit dhe ndihmon në lehtësimin e kollës së thatë ose me sekrecione, mbështet sistemin imunitar dhe ofron rehati pa shkaktuar përgjumje, falë përbërësve natyralë të përzgjedhur si mjalti dhe ekstrakteve bimore.
In stock
SKU
hima9
1 040 Lekë

Himalaya Koflet Cough Syrup 100 ml është një suplement në formë shurupi me bazë bimore, i formuluar me kujdes për të ofruar lehtësim efektiv nga kollat si produktive ashtu edhe të thata. Ky shurup kombinon njohuritë tradicionale të Ayurvedës me shkencën moderne për të trajtuar shqetësimet e frymëmarrjes, për të reduktuar irritimin e fytit dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.

Vetitë mukolitike dhe ekspektorante të shurupit ndihmojnë në hollimin dhe lirimin e sekrecioneve bronkiale, duke mbështetur nxjerrjen e tyre natyrale. Veprimi i tij antitusiv qetëson irritimin e traktit respirator dhe ndihmon në qetësimin e bronkospazmave, ndërsa vetitë anti-alergjike, antimikrobiale dhe mbështetëse të sistemit imunitar ofrojnë një mbulim të plotë për kollën.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon fytin të qetësohet thuajse menjëherë nga momenti i administrimit. 
  2. Ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, e cila sjell një frymë-shkëmbim më të lehtësuar. 
  3. Siguron mbrojtje të sistemit imunitar, duke ndihmuar trupin të përballojë kollën e shkaktuar nga virozat dhe alergjitë. 
  4. Suplementi nuk jep përgjumje, çka do të thotë se mund të përdoret gjatë ditës pa ndikuar në aktivitet. 
  5. Suplementi ka një formulë me përbërës natyralë, të cilët punojnë në harmoni me trupin dhe nuk japin efekte anësore të forta. 
  6. Meqënëse vjen në formën e një shurupi është lehtësisht i praneshëm nga të gjithë.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 2 vjeç.

Tundeni mire shishen përpara përdorimit.

Të rriturit: Rekomandohet të marrin 1–2 lugë çaji (5–10 ml) dy deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Fëmijët mbi moshën 2 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 lugë çaji (5 ml) dy deri në tri herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e merrni pa rekomandimin e mjekut në rast se jeni shtatzënë ose jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon, 100ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 5 ml

Madhu (Mel despumatum Syn. Mel depuratum)

1,25 mg

Guggulu (Balsamodendrom mukul)

35 mg

Exts.Draksha (Vitis vinifera)

35 mg

Vishnupriya (Ocimum sanctum Syn. O.tenuiflorum)

25 mg

gJufa (Hyssopus officinalis)

25 mg

Guduchi (Tinospora cordifolia)

20 mg

Vasaka (Adhatoda vasica Syn. A.zeylanica)

15 mg

Jatipatri [Myristica fragrans (Mace)]

15 mg

Yashtimadhu (Glycyrrhiza glabra)

15 mg

Gojiha (Onosma bracteatum)

10 mg

Neelapuspha (Viola odorata)

10 mg

Triphala

9 mg

Trikatu

9 mg

Vidanga (Embelia ribes)

8 mg

Kantakari (Solanum xanthocarpum Syn. S.surattense)c

8 mg

Taja (Cinnamomum cassia)

8 mg

Navasagara 

3 mg

 

Back to Top