SUPLEMENTE DHE USHQIME

Himalaya Koflet-H Lemon 2x6 Lozenges

Suplement me një formulim bimor i pasur me mjaltë dhe përbërës natyralë si karafili, i cili shërben për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të ofruar lehtësim të kollës. Vjen në formën e lozengeve (karamele që treten në gojë) me shije limoni dhe njihet për vetitë lehtësuese si për kollën e thatë ashtu edhe për kollën me sekrecione.
In stock
SKU
hima7
400 Lekë

Himalaya Koflet H Lozenges Lemon ofron një zgjidhje natyrale dhe qetësuese për shqetësimet e dhimbjes së fytit.

Himalaya Koflet H Lozenges janë formuluar posaçërisht për të kombinuar përbërësit e fuqishëm të natyrës si; mjaltin (i njohur për vetitë e tij qetësuese), karafilin (i njohur për efektet e tij të lehta analgjezike dhe anti-inflamatore) dhe bimë të tjera të dobishme. Këto lozenge(karamele) nuk shkaktojnë përgjumje, janë praktike për përdorim, diskrete dhe të përshtatshme për udhëtime, duke i bërë një zgjidhje ideale për lehtësim në lëvizje.

Me shijen e tyre freskuese dhe lehtësisht të thartë të limonit, këto lozenga ndihmojnë në lagështimin e gojës dhe fytit, duke e bërë më të lehtë qetësimin e simptomave të fytit të irrituar ose të gërvishtur.

Veçoritë kryesore të Himalaya Koflet-H Lemon përfshijnë:

  1. Qetëson dhe lehtëson: Ofron lehtësim të menjëhershëm nga irritimi, tharja dhe dhimbja e fytit. 
  2. Formula është me përbërës natyralë: Shfrytëzon fuqinë e mjaltit dhe ekstrakteve bimore, të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe mbrojtëse në praktikat tradicionale të mirëqenies. 
  3. Lozenget janë praktike dhe të lehta për t’u marrë në përditshmëri: Lozenga të mbështjella individualisht, të përshtatshme për përdorim në shtëpi, në punë ose gjatë udhëtimeve. 
  4. Formula ka një shije të freskët limoni: Shije e këndshme që e bën më të lehtë dhe më të këndshëm lehtësimin e shqetësimeve të fytit.

Për të rriturit rekomandohet të marrin një pastilë (karamele) duke e lënë të tretet ngadalë në gojë, 3 deri 4 herë në ditë ose sipas nevojës.

Mos e përtypni ose gëlltisni pastilën.

Këto pastila (karamele) nuk rekomandohet të përdoren tek fëmijët nën moshën 6 vjeç.

Nuk këshillohet marrja e suplementit pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

2 pako me 6 pastila (karamele) secila, në total 12 lozenges/pastila (karamele).

Përbërësit kryesorë: 

  • Mjaltë

  • Terminalia chebula (ekstrakt lëvozhge fruti)

  • Karafil (vaj lule Syzygium aromaticum)

  • Galangal (ekstrakt rizomë Alpinia galanga)

  • Xhenxhefil (ekstrakt rizomë Zingiber officinale)

  • Spec i gjatë (Piper longum)

  • Piper i zi (Piper nigrum)

  • Acacia catechu (ekstrakt druri i brendshëm)

  • Kardamom (vaj frutash Elettaria cardamomum)

  • Kanellë (vaj lëvore Cinnamomum zeylanicum)

Përbërës të tjerë ndihmës të formulimit janë:

  • Sheqer

  • Shurup glukoze

  • Mjaltë (4.5%)

  • Lëvozhga e frutit Myrobalanen

  • Mentol

  • Aromë limoni

  • Vajra të tjera bimore për shije dhe freski

 

Back to Top