SUPLEMENTE DHE USHQIME

Himalaya Koflet-H Orange 2x6 Lozenges

Suplement me një formulim bimor i pasur me mjaltë dhe përbërës natyralë si karafili, i cili shërben për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të ofruar lehtësim të kollës. Vjen në formën e lozengeve (karamele që treten në gojë) me shije portokalli dhe njihet për vetitë lehtësuese si për kollën e thatë ashtu edhe për kollën me sekrecione.
In stock
SKU
hima8
400 Lekë

Himalaya Koflet H Lozenges Orange ofron një zgjidhje natyrale dhe qetësuese për shqetësimet e dhimbjes së fytit.

Himalaya Koflet H Lozenges janë formuluar posaçërisht për të kombinuar përbërësit e fuqishëm të natyrës si; mjaltin (i njohur për vetitë e tij qetësuese), karafilin (i njohur për efektet e tij të lehta analgjezike dhe anti-inflamatore) dhe bimë të tjera të dobishme. Këto lozenge(karamele) nuk shkaktojnë përgjumje, janë praktike për përdorim, diskrete dhe të përshtatshme për udhëtime, duke i bërë një zgjidhje ideale për lehtësim në lëvizje.

Me shijen e tyre freskuese dhe të këndshme të portokallit, pa hidhësirë artificaile, këto lozenga ndihmojnë në lagështimin e gojës dhe fytit, duke e bërë më të lehtë qetësimin e simptomave të fytit të irrituar ose të gërvishtur.

Veçoritë kryesore të Himalaya Koflet-H Orange përfshijnë:

  1. Qetëson fytin e irrituar dhe që jep dhimbje: Kombinon mjaltin dhe bimët tradicionale, duke ofruar një qasje të butë dhe natyrale për lehtësim. 
  2. Lagështon dhe mbulon fytin: Redukton tharjen dhe irritimin, duke ndihmuar në lehtësimin e shqetësimit gjatë gjithë ditës. 
  3. Shije e këndshme portokalli: E bën përdorimin e rregullt të këndshëm, veçanërisht për ata që nuk e pëlqejnë shijen e barnave. 
  4. Suplementi ka një formulë bimore: E pasur me përbërës natyralë si mjaltë dhe karafil, të njohur për rolin e tyre tradicional në mbështetjen e shëndetit të fytit. 
  5. Praktike dhe e lehtë për t’u përdorur: Paketimi i përshtatshëm dhe lehtësisht komod për t`u përdorur në përditshmëri.

Për të rriturit rekomandohet të marrin një pastilë (karamele) duke e lënë të tretet ngadalë në gojë, 3 deri 4 herë në ditë ose sipas nevojës.

Mos e përtypni ose gëlltisni pastilën.

Këto pastila (karamele) nuk rekomandohet të përdoren tek fëmijët nën moshën 6 vjeç.

Nuk këshillohet marrja e suplementit pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

2 pako me 6 pastila (karamele) secila, në total 12 lozenges/pastila (karamele).

Përbërësit kryesorë:

  • Mjaltë

  • Ekstrakt Terminalia chebula (lëvozhga fruti)

  • Karafil (vaj lule Syzygium aromaticum)

  • Galangal (Alpinia galanga)

  • Xhenxhefil (Zingiber officinale)

  • Spec i gjatë (Piper longum)

  • Piper i zi (Piper nigrum)

  • Acacia catechu (ekstrakt druri i brendshëm)

  • Kardamom (Elettaria cardamomum)

  • Kanellë (Cinnamomum zeylanicum)

Përbërës të tjerë ndihmës të formulimit janë:

  • Sheqer

  • Shurup glukoze

  • Mentol

  • Aromë portokalli

Back to Top