SUPLEMENTE DHE USHQIME

Himalaya Menosan x 60 Tablets

Suplement ushqimor me bazë bimore, i formuluar për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien hormonale të grave, kryesisht gjatë periudhës së menopauzës, duke ndihmuar në lehtësimin e simptomave shoqëruese dhe ruajtjen e ekuilibrit natyral të organizmit.
In stock
SKU
hima13
1 560 Lekë

Suplementi Himalaya Menosan është një suplement që përmban fitoestrogjenë, të cilët veprojnë si modulatorë selektivë natyralë të receptorëve të estrogjenit (SERMs).

SERMs inhibojnë ose stimulojnë në mënyrë selektive veprimin estrogjenik në inde të ndryshme. Ai ndihmon në lehtësimin e simptomave klimakterike të menopauzës dhe siguron një ndjenjë të përgjithshme mirëqenieje. Suplementi është gjithashtu i dobishëm në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare pas menopauzës, si dhe të osteoporozës. Ai posedon gjithashtu veti antioksiduese dhe antimikrobiale.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Lehtëson simptomat e menopauzës, sepse redukton valët e nxehtësisë, nervozizmin dhe shqetësimet falë fitoestrogjenëve. 
  2. Mbështet sistemin nervor,duke ndihmuar në uljen e nervozizmit dhe ankthit. 
  3. Mbështet ekuilibrin hormonal, duke qenë se fitoestrogjenët kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm të niveleve hormonale. 
  4. Ndihmon në ruajtjen e kockave të shëndetshme, falë kalciumit të pranishëm në formulë, i cili kontribuon në mirëmbajtjen normale të masës kockore. 
  5. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbështet funksionimin e duhur të sistemit vaskular.

Ky suplement indikohet të përdoret nga: 

  • Gratë që kalojnë periudhën e menopauzës. 
  • Gratë në fazën pas menopauzës. 
  • Personat që kërkojnë mbështetje natyrale për ekuilibrin hormonal. 
  • Gratë që synojnë mirëqenie psikofizike.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për gratë gjatë periudhës së menopauzës ose në fazën pas menopauzës.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 tabletë % Vlerës Ditore

Zaharmohara bhasma (magnesium hydroxide)

250 mg 67 %

Kukkutandatvak bhasma (calcium carbonate)

250 mg 31 %

Terminalia chebula

220 mg *

Sida cordifolia

210 mg *

Glycyrrhiza glabra

200 mg *

Centella asiatica

100 mg *

Saraca indica

260 mg *

Asparagus racemosus

220 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si: 

  • Celulozë mikrokristaline (lëndë mbushëse)

  • Stearat magnezi (lubrifikant)

  • Krospovidon (agjent tretës)

  • Polyplasdone S 630 (agjent ngjitës)

  • Dioksid silikoni koloidal (agjent kundër mpiksjes)

  • Niseshte pregelatinizuar (agjent ngjitës)

 

Back to Top