Himalaya Organic Ashwagandha x 60 Tablets
Ashwagandha është një bimë e cila përdoret prej shekujsh për menaxhimin e stresit dhe për rritjen e energjisë, dhe njihet për vetitë e saj adaptogjene.
Suplementi Himalaya Organic Ashwagandha është një përzierje e pluhurit dhe ekstraktit të rrënjës së Ashwagandha-s, e cila mbështet rezistencën e trupit ndaj stresit, promovon relaksimin dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit emocional.
Indikacionet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Për reduktimin e stresit dhe përmirësimin e përqendrimit, sepse Ashwagandha mbështet rezistencën e trupit ndaj stresit, ndihmon në rikuperimin pas situatave stresuese dhe kontribuon në ekuilibrin mendor dhe emocional.
- Për garantimin e energjisë dhe vitalitetin, sepse Ashwagandha ndihmon në ruajtjen e niveleve më të larta të energjisë dhe aftësive fizike në rastet e dobësisë apo lodhjes.
- Për një gjumë të qetë gjatë natës, sepse Ashwagandha kontribuon në relaksim optimal dhe mbështet fillimin e gjumit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson rezistencën ndaj stresit.
- Rrit energjinë natyrale dhe qëndrueshmërinë fizike.
- Mbështet ekuilibrin emocional dhe qetësinë mendore.
- Përmirëson cilësinë e gjumit.
- Përkrah sistemin imunitar.
- Përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe atë metabolik.
- Suplementi ka një formulë organike dhe natyrale, e cila e bën të jetë i sigurt në përdorim.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të marrin 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas një vakti ushqimor.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Këshilohet të mos e merrni pa rekomandimin e mjekut në rast se jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 tabletë | % Vlerës Ditore |
|
Organic ashwagandha powder (root) |
380 mg | * |
|
Organic ashwagandha extract (root) |
280 mg | * |
|
Organic ashwagandha supercritical CO2 extract |
10 mg | * |
Suplementi nuk përmban gluten.
Suplementi gjithashtu nuk përmban grurë, misër, sojë apo produkte qumështi. Pa përbërës me origjinë shtazore.