SUPLEMENTE DHE USHQIME

Himalaya PartySmart

Suplement natyral me bazë bimore në formë kapsule, i formuluar për të mbështetur metabolizmin e alkoolit dhe funksionin e mëlçisë, duke ndihmuar trupin të rigjejë ekuilibrin dhe të parandalojë shfaqjen e dhimbjeve të padëshiruara si; dhimbje koke,lodhje dhe dobësi pas festimeve dhe konsumimit të alkoolit.
In stock
SKU
hima20
200 Lekë

Himalaya PartySmart është një suplement bimor i zhvilluar për të ndihmuar trupin të përballet me pasojat e konsumimit të alkoolit dhe për të promovuar një rikuperim më të lehtë dhe të shpejtë. Ai vepron duke përshpejtuar eliminimin e acetaldehidit, një nënprodukt toksik nga metabolizmi i alkoolit që lidhet me simptomat e kocit, duke ndihmuar kështu në reduktimin e efekteve të pakëndshme të mëngjesit pas një nate festive.

Ky suplement përmban një përzierje ekstraktesh bimore me cilësi të lartë duke përfshirë cikorinë, Andrographis paniculata, rrushin dhe hurmën që janë të njohura për vetitë e tyre mbrojtëse të mëlçisë, antioksidante dhe detoksifikuese. Përbërësit mbështesin funksionet normale të mëlçisë dhe ndihmojnë në neutralizimin e substancave të dëmshme, duke kontribuar në një ndjenjë më të mirë dhe energji të rigjeneruar në mëngjesin pas një mbrëmje festive.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet metabolizmin e alkoolit dhe funksionin e mëlçisë. 
  2. Ndihmon në reduktimin e simptomave të pasojave të alkoolit (p.sh., lodhje, dhimbje koke). 
  3. Formulim bimor me ekstrakte natyrale. 
  4. Pa gluten, pa sojë, pa qumësht dhe i përshtatshëm për vegjetarianë.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë me sa më shumë ujë, menjëherë para, gjatë, ose direkt pas konsumimit të alkoolit.

Të mbahet larg fëmijëve.

Këshilohet të mos e merrni në rast se jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

1 Kapsulë vegjetariane.
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 kapsulë % Vlerës Ditore

Proprietary herbal extract blend
chicory extract (seed), andrographis extract (whole parts), grape extract (fruit), date palm extract (fruit), phyllanthus extract (whole plant), amla extract (fruit).

250 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë të tillë si: Celulozë mikrokristaline, kapsulë vegjetariane (hipromelozë).

 

Back to Top