SUPLEMENTE DHE USHQIME

Himalaya Rumalaya Forte X 60 Tablets

Suplement natyral me bazë bimore i formuluaur për të mbështetur shëndetin e nyjave dhe muskujve, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit, dhimbjes dhe lodhjes dhe promovon lëvizshmëri dhe rehati të përditshme.
In stock
SKU
hima23
2 150 Lekë

Suplementi Rumalaya Forte është një suplement ushqimor, i cili përbëhet nga përbërës natyralë që kanë efekt të dobishëm në sistemin muskulokeletal, duke mbështetur shëndetin dhe fleksibilitetin e nyjave. Rekomandohet për ata që përjetojnë parehati të shkaktuar nga kufizimet muskulokeletale. Mund të përdoret për të përmirësuar gjendje si artriti, osteoartriti, dhimbjet e shpinës, dhimbjet e qafës dhe kushte të tjera të nyjave.

Përbërësit e formulës së suplementit janë kryesisht bimore dhe disa nga keta përbërës së bashku me vetitë e tyre janë:

  • Boswellia serrate, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të nyjave. 
  • Commiphora wightii ka veti anti-inflamatore. 
  • Tribulus terrestris ndihmon në ruajtjen e tonusit të muskujve dhe niveleve të energjisë. 

Përbërës të tjerë bimorë përfshijnë: Alpinia officinalis (Alpinia galanga), lakrica (Glycyrrhiza glabra) dhe quininën (Tinospora cordifolia).

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplementi siguron lëvizshmëri më të lehtë dhe fleksibilitet të përmirësuar, sepse ndihmon muskujt dhe nyjat të funksionojnë pa ndjesi ngurtësie. 
  2. Redukton inflamacionin lokal, falë veprimit të përbërësve bimorë dhe ndihmon në qetësimin e ënjtjes dhe ndjesisë së ngurtësisë. 
  3. Mundëson menaxhim natyral të dhimbjes, sepse vepron si një analgjezik bimor, duke zvogëluar parehatinë gjatë aktiviteteve të përditshme. 
  4. Ndihmon trupin të ruajë energjinë dhe vitalitetin gjatë ushtrimeve dhe lëvizjeve të përditshme. 
  5. Përforcon shëndetin e muskujve dhe nyjave, sepse ndihmon në ruajtjen e integritetit të indeve të kyçeve dhe lëngut sinovial për funksionim optimal. 
  6. Kombinon veprimin e disa bimëve për të mbështetur jo vetëm nyjat, por edhe muskujt dhe strukturën e përgjithshme të trupit. 
  7. Suplementi ka një formulë natyrale dhe të sigurt për përdorim afatgjatë, sepse muk përmban shtesa artificiale dhe përshtatet për përdorim të përditshëm për mbështetje të vazhdueshme.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Suplementi nuk rekomandohet të përdoret tek fëmijët nën moshën 14 vjeç.

Këshillohet të mos përdoret nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 tabletë  % Vlerës Ditore

Shallaki (Boswellia serrata)

240 mg *

Guggulu Suddha (Commiphora wightii)

200 mg *

Rasna (Alpinia galanga), Yashti-madhu (Glycyrrhiza glabra)

70 mg *

Exts.Gokshura (Tribulus terrestris), Guduchi (Tinospora cordifolia)

60 mg *
Back to Top