Himalaya Septilin x 100 Tablets
Vetitë imuno-moduluese, antioksiduese, anti-inflamatore dhe antimikrobiale të suplementit Himalaya Septilin janë të dobishme për ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme të organizmit. Ai rrit nivelin e qelizave që formojnë antitrupa, duke përmirësuar kështu rezistencën e trupit ndaj infeksioneve. Ky suplement stimulon fagocitozën (eliminimin e baktereve përmes gëlltitjes) duke aktivizuar makrofagët (qelizat e bardha të gjakut), çka ndihmon në luftimin e infeksioneve.
Suplementi Himalaya Septilin zotëron gjithashtu veti antipiretike (ul temperaturën/ethe). Gjithashtu, është i dobishëm në infeksionet e traktit respirator, përfshirë tonsilitin kronik, faringitin, bronkitin kronik, katarin nazal (inflamacion i mukozës së rrugëve të frymëmarrjes) dhe laringitin.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në rritjen e qëndrueshmërisë së organizmit ndaj infeksioneve të shpeshta.
- Mbështet funksionimin e shëndetshëm të sistemit imunitar gjatë gjithë vitit.
- Kontribuon në mbrojtjen natyrale të rrugëve të frymëmarrjes.
- Ndihmon organizmin të reagojë më shpejt ndaj faktorëve inflamatorë.
- I përshtatshëm për përdorim gjatë periudhave të virozave dhe ndryshimeve sezonale.
- Mbështet rikuperimin e trupit pas infeksioneve të zgjatura.
- Ndihmon në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme pa rënduar organizmin.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç.
Fëmijët mbi moshën 4 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 tabletë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Të rriturit: Rekomandohet të marrin 2 tableta tri herë në ditë, pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Këshillohet të mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 tabletë | % Vlerës Ditore |
|
Guggulu (Commiphora wightii) |
0.324 gr | * |
|
Shankh bhashma |
64 mg | * |
|
Exts.Guduchi (Tinospora cordifolia) |
98 mg | * |
|
Manjishtha (Rubia cordifolia) |
64 mg | * |
|
Amalaki (Emblica officinalis) |
32 mg | * |
|
Shigru (Moringa pterygosperma) |
32 mg | * |
|
Yashti-madhhu (Glycyrrhiza glabra) |
12 mg | * |