Vitamina dhe Suplemente

Holista Bee Propolis 500mg x 80 Capsules

Suplement ushqimor natyral me propolis, i marrë nga kosheret e bletëve, i cili ofron mbështetje antioksiduese dhe kontribuon në mirëqenien dhe funksionimin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
Holista1
2 500 Lekë

Holista Bee Propolis 500 mg është një suplement ushqimor me propolis blete, një substancë natyrale rrëshinore e mbledhur nga bletët dhe e përdorur tradicionalisht në mjekësinë bimore. Çdo kapsulë siguron 500 mg propolis blete, të përftuar nga një ekstrakt 2:1 i propolisit të pastruar dhe të përqendruar, duke e bërë atë një burim antioksidantësh.

Propolisi përmban natyrshëm përbërës të ndryshëm bioaktivë, përfshirë bioflavonoide, aminoacide, vitamina dhe minerale. Tradicionalisht përdoret për të përmirësuar mbrojtjen natyrale të organizmit dhe mirëqenien e përgjithshme, si dhe në mjekësinë bimore për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes së fytit dhe shqetësimeve të gojës dhe fytit.

Formula është pa gluten, produkte qumështi dhe sheqer, si dhe nuk përmban përbërës të modifikuar gjenetikisht (Non-GMO), ngjyrues, konservues ose ëmbëlsues artificialë. 

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Substancë natyrale e pasur me përbërës bioaktivë, veçanërisht bioflavonoide, që vepron si burim antioksidantësh dhe përdoret për të siguruar mbrojtjen natyrale të organizmit dhe shëndetin e gojës e të fytit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ofron një burim natyral antioksidantësh për përdorim të përditshëm.
  2. Ndihmon në ruajtjen e mbrojtjes natyrale të organizmit. 
  3. I përshtatshëm për kujdesin e përditshëm gjatë periudhave të ftohjeve sezonale. 
  4. Përdoret tradicionalisht për qetësimin e shqetësimeve të lehta të fytit dhe gojës. 
  5. Pa gluten, produkte qumështi dhe sheqer, si dhe pa ngjyrues, konservues dhe ëmbëlsues artificialë. 
  6. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

Suplementi Holista Bee Propolis 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjidhënies.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

80 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Propolis blete (Apis mellifera) (nga kosherja e bletës së mjaltit)  (nga 250 mg ekstrakt propolisi blete 2:1)

500 mg

 

Përbërësit jo-mjekësorë: Celulozë mikrokristaline, kapsulë xhelatine (xhelatinë, ujë i pastruar), silicë dhe stearat magnezi me origjinë bimore.

Back to Top