Vitamina dhe Suplemente

ESI Immunilflor Junior Sciroppo, 180ml

Suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për fëmijët nga mosha 3 vjeç, i cili kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, si edhe stimulon dhe forcon mbrojtjen natyrore të organizmit.
In stock
SKU
2855-1
Special Price 1 008 Lekë Regular Price 1 260 Lekë
-20%

ESI Immunilflor Junior Sciroppo është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për fëmijë mbi moshën 3 vjeç, me një kombinim të përbërësve me origjinë natyrore të përzgjedhur për kujdesin ndaj funksionit normal të sistemit imunitar. Formula përmban Echinacea, Propolisi, Acerola, mjaltë Manuka dhe 1 miliard fermentë laktikë të tindalizuar (jo të gjallë), të llojeve Lactobacillus Casei, Lactobacillus Acidophilus, Lactobacillus Plantarum dhe Lactobacillus Thermophilus.

Fermentet e tindalizuara i nënshtrohen një trajtimi termik të kontrolluar që i çaktivizon, duke ruajtur strukturat dhe vetitë e tyre biologjike, ndërsa formulimi është i përshtatshëm për përdorim gjatë periudhave të ndryshimeve sezonale. Shurupi ka shije të këndshme të frutit të qershisë dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, ëmbëlsues sintetikë apo OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakt i Echinacea-s –> Kontribuon në funksionimin e mekanizmave natyrorë të mbrojtjes së organizmit.
  • Propolisi –> Përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht flavonoide, dhe përdoret për vetitë e tij mbrojtëse.
  • Acerola –> Burim natyral i vitaminës C, e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Mjalti Manuka –> Përbërës me origjinë natyrore i përfshirë në formulim për karakteristikat e tij natyrale. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Formulë e përshtatur për nevojat ushqimore të fëmijëve mbi moshën 3 vjeç.
  2. Kombinon përbërës me origjinë natyrore, të përzgjedhur për një formulim të orientuar drejt kujdesit për organizmin.
  3. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  4. Mund të përdoret në periudhat e ndryshimeve sezonale, kur nevojat ushqimore të organizmit mund të ndryshojnë.
  5. Formulohet pa ngjyrues artificialë, ëmbëlsues sintetikë dhe OMGJ.
  6. Suplementi vjen në formë shurupi me shije të frutit të qeshisë, e cila e bën lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët.

ESI Immunilflor Junior Sciroppo është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijët mbi moshën 3 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç: Rekomandohet të marrin 5-10 ml në ditë.
  • Fëmijët mbi 8 vjeç: Rekomandohet të marrin 10-15 ml në ditë. 

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Shurupi mund të merret direkt ose i holluar me një sasi të vogël ujë.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon, 180 ml.
Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për një dozë ditore

Mjaltë gështenje

525 mg

Lëng i koncentruar boronice

300 mg

Ekstrakt i thatë i Echinacea purpurea, i titulluar në 4%

90 mg

Polifenole totale

2.4 mg

Acid çikorik

-

Ekstrakt i thatë i Echinacea angustifolia, i titulluar në 4%

0.6 mg

Ekinakozid

-

Fermente të tindalizuara (L. Casei, L. acidophilus, L. plantarum, S. thermophilus)

1 miliard

Acerola

50 mg
↑
Back to Top