Vitamina dhe Suplemente

ESI Immunilflor x 30 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar me përbërës me origjinë natyrore për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, si edhe për të forcuar dhe mbështetur mbrojtjen imunitare të organizmit.
In stock
SKU
0893-1
Special Price 760 Lekë Regular Price 950 Lekë
-20%

ESI Immunilflor është një suplement ushqimor i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, me një kombinim të ekstraktit të Echinacea-s, ekstraktit të Uncaria-s, Vitaminës C dhe Zinkut. Formula bashkon përbërës me origjinë bimore me vitamina dhe minerale, të përzgjedhura për të plotësuar njëra-tjetrën në kujdesin ndaj sistemit imunitar, si edhe për të forcuar dhe mbështetur mbrojtjen imunitare të organizmit.

Suplementi përdor kapsula Naturcaps, të përbëra nga fibër bimore e përftuar nga tapioka e fermentuar, pa ngjyrues artificialë dhe të përshtatshme për veganë dhe vegjetarianë. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, konservues, gluten apo OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstraktet e Echinacea-s –> Ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  • Ekstrakti i Uncaria-s –> Kontribuon në mbështetjen e funksionit normal të sistemit imunitar.
  • Vitamina C –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Zinku –> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në mirëmbajtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve normalë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e kombinuar me përbërës me origjinë bimore, vitamina dhe minerale.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  3. Forcon dhe mbështet mbrojtjen imunitare të organizmit.
  4. Pa gluten, konservues, aromatizues artificialë dhe ngjyrues artificialë.
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Immunilflor është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë i Echinacea purpurea, i titulluar në 4%

120 mg

Ekstrakt i thatë i Thua e Maces (Uncaria), i titulluar në 3%

50 mg

Ekstrakt i thatë i Echinacea purpurea, i titulluar në 2%

30 mg

Ekstrakt i thatë i Echinacea angustifolia, i titulluar në 4%

20 mg

Vitamina C

80 mg

Zink

10 mg

Enzima të tindalizuara (L. casei, L. acidophilus, L. plantarum, Streptococcus thermophilus)

Jo më pak se 2 miliardë qeliza të tindalizuara
↑
Back to Top