Trace Minerals

Trace Minerals Ionic D3 & K2 Liquid Drops, 59ml

Suplement ushqimor në formë të lëngshme, me përqendrim të lartë, i formuluar për të përmirësuar shëndetin e kockave, funksionin normal të sistemit imunitar dhe mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular përmes kombinimit të vitaminës D3 dhe K2.
In stock
SKU
14278
Special Price 4 160 Lekë Regular Price 5 200 Lekë
-20%

Trace Minerals Ionic D3 + K2 është një suplement ushqimor në formë të lëngshme që kombinon vitaminën D3 dhe vitaminën K2, dy lëndë ushqyese thelbësore që veprojnë në mënyrë më efektive kur merren së bashku.

Formula e tij me biodisponueshmëri të lartë është e formuluar për të përmirësuar shëndetin e kockave, përdorimin normal të kalciumit nga organizmi dhe mirëmbajtjen e funksionit kardiovaskular. Ky kombinim ndihmon gjithashtu në mbështetjen e sistemit imunitar dhe kontribuon në ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme të organizmit.

Forma e lëngshme e suplementit mundëson përthithje të lehtë dhe përdorim të përshtatshëm, ndërsa formula pa aditivë dhe konservues e bën atë një zgjedhje të pastër për përdorim të përditshëm si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina D3-> Ndihmon në përdorimin efikas të kalciumit nga organizmi, përmirëson shëndetin e kockave dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  • Vitamina K-> Siguron densitetin e kockave dhe kontribuon në shëndetin e gjakut. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe densitetit normal të kockave. 
  2. Kontribuon në metabolizmin normal të kalciumit në organizëm. 
  3. Përmiëson funksionin normal të sistemit imunitar. 
  4. Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal kardiovaskular. 
  5. Kombinon vitaminën D3 dhe K2, të cilat veprojnë në mënyrë të ndërsjellë në organizëm. 
  6. Formë e lëngshme që lehtëson marrjen dhe përthithjen.

Suplementi Trace Minerals Ionic D3 + K2 Liquid Drops është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 0.2 ml (4 pika) deri në 3 herë në ditë, ose sipas rekomandimit të mjekut.

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Suplementi mund të shtohet në ushqim ose të përzihet me pije të ftohta apo të ngrohta, por vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i ngrohjes.

Mos e ruani në frigorifer.

Mbajeni larg fëmijëve.

Flakon me pikatore, 59 ml.

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin D

125 mcg 625 %

Vitamin K

100 mcg *

Other Ingredients; Coconut (MCT) oil, Mixed tocopherols.

Back to Top