DERMOKOZMETIKA

Korff 365 Protection Face & Body Stick (SPF 50+), 25ml

Krem mbrojtës në formë stick për fytyrë dhe trup me mbrojtje shumë të lartë SPF 50+, i formuluar për të siguruar mbrojtje efektive nga rrezet UVA/UVB, duke parandaluar dëmtimet e diellit dhe tharjen e lëkurës në zona të ndjeshme si fytyra, buzët, tatuazhet dhe plagët.
In stock
SKU
Korff16
Special Price 1 750 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-50%

Korff 365 Protection Face and Body Stick SPF 50+ është një krem dielli inovativ në formë stick me mbrojtje shumë të lartë SPF 50+, i formuluar për përdorim në zonat e ndjeshme të fytyrës dhe trupit, përfshirë edhe tatuazhet, shenjat dhe plagët.

Ai ofron një mbrojtje efektive kundër rrezeve UVA/UVB, duke parandaluar dëmtimet e shkaktuara nga dielli dhe tharjen e lëkurës, teksa formula e tij e lehtë dhe e thatë lë një përfundim transparent pa shenja të bardha.

Produkti është rezistent ndaj ujit, jo komedogjenik dhe i testuar klinikisht dhe dermatologjikisht, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.

  • Filtrat SPF 50+ UVA/UVB –> Mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.
  • Emolientë ushqyes –> Hidraton dhe mban lëkurën të butë, duke parandaluar tharjen dhe ndjesinë e tërheqjes.
  • Vitaminë E –> Antioksidant që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe stresorët mjedisorë. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ka një teksturë të lehtë dhe të thatë që lë një shtresë transparente mbi lëkurë pa lënë shenja të bardha. 
  2. I formuluar për të ruajtur mbrojtjen edhe gjatë djersitjes ose ekspozimit ndaj ujit. 
  3. Jo-komedogjenik (nuk bllokon pore), pa derivate gruri, dhe i testuar për metale të rënda si nikel, krom dhe kobalt. 
  4. Testet klinike treguan një rritje prej 25% në hidratimin e lëkurës dhe një rritje prej 22% në elasticitet pas 28 ditësh përdorim të rregullt.

Korff 365 Protection Face and Body Stick (SPF 50+) këshillohet të përdoret vetëm nga të rritur.

Ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni mbrojtësin në formë stick mbi fytyrën e pastër të paktën 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Përhapeni mirë produktin me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht.

Përsërisni aplikimin shpesh gjatë ditës për mbrojtje të vazhdueshme gjatë ekspozimit në diell, veçanërisht pas notit ose djersitjes.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Stick, 25 ml.

Përbërësit; Coco-Caprylate/Caprate, Dicaprylyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Parfum (Fragrance), Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Tocopherol, Centella Asiatica Leaf Extract, CI 61565 (Green 6).

Back to Top