Korff 365 Protection Tinted Serum (SPF 50+), 30ml
Korff 365 Protection Tinted SPF 50+ (MBROJTJE SHUMË E LARTË) garanton mbrojtje me spektër të gjerë, mbron nga dëmtimet oksidative dhe siguron deri në 8 orë hidratim.
Ai është një solucion i avancuar multifunksional për kujdesin e lëkurës, që ofron mbrojtje shumë të lartë UVA/UVB, një ngjyrë natyrale për të uniformizuar tonalitetin e lëkurës dhe mbrojtje kundër agresorëve mjedisorë.
Ky serum i lehtë përmban DNA-Safe Complex, acid hialuronik dhe vitaminë E për të hidratuar dhe mbrojtur lëkurën, ndërsa redukton shenjat e lodhjes dhe plakjes së parakohëshme të lëkurës të shkaktuar nga dielli.
Ngjyra e tij adaptuese siguron një pamje të shndritshme dhe të shëndetshme pa e rënduar ose yndyrosur lëkurën, duke e bërë të përshtatshëm për mbrojtje të përditshme.
- DNA-Safe Complex –> Mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës.
- Acid Hialuronik –> Hidraton thellë, mban lëkurën të lëmuar dhe të butë duke rritur elasticitetin.
- Vitaminë E –> Antioksidant që mbron lëkurën nga stresorët mjedisorë dhe radikalet e lira.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje shumë të lartë SPF 50+ kundër rrezeve UVA/UVB.
- Ngjyrë natyrale që uniformizon tonalitetin dhe i jep shkëlqim lëkurës.
- Teksturë e lehtë dhe ideale për përdorim të përditshëm.
- E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.
- Rezistent ndaj ujit, djersitjes dhe fërkimit.
Korff 365 Protection Tinted Serum (SPF 50+) këshillohet të përdoret vetëm nga të rritur.
Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni serumin çdo mëngjes mbi lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës.
Masazhoni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
Rekomandohet që serumi të përdoret çdo ditë si hapi përfundimtar në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën, para aplikimit të make-up-it.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Butylene Glycol, Propylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Polymethyl Methacrylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dimethicone, Ethylhexyl Triazone, Silica, Polyester-7, Glycerin, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Tocopheryl Acetate, Bisabolol, Ectoin, Glucosylrutin, Isoquercitrin, Magnesium Chloride, Microcrystalline Cellulose, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cellulose Gum, PEG-8; Aluminum Hydroxide, Sodium Lauroyl Glutamate, Lysine, Tocopherol, BHT, Ascorbyl Palmitate, Sodium Hydroxide, Ascorbic Acid, Citric Acid, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, CI 77891 (Titanium Dioxide), CI 77492 (Iron Oxides), CI 77491 (Iron Oxides), CI 77499 (Iron Oxides).