Korff Lip Color SPF30 Raspberry Pink, 15ml
Korff Lip Color SPF30 Raspberry Pink është një mbrojtës buzësh me efekt shkëlqimi, i cili i jep buzëve një ngjyrë tërheqëse dhe thekson volumin natyral të tyre, duke ofruar mbrojtje të lartë me SPF 30.
Formula e lehtë dhe jo-ngjitëse është e pasur me mikrosfera të acidit hialuronik, vitaminë E dhe gjalpë shea, duke hidratuar buzët dhe duke i mbrojtur nga ekspozimi ndaj erës, diellit dhe kripës.
- Vitaminë E->Antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e buzëve nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe stresi mjedisor, duke ndihmuar në ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të tyre.
- Gjalpë ushqyes (emollient butters, si shea butter etj.)->Hidraton dhe ushqen thellësisht buzët, duke parandaluar thatësinë dhe plasaritjet, dhe duke i lënë ato të buta dhe të lëmuara.
- Acidi hialuronik->Hidraton intensivisht buzët, duke tërhequr dhe ruajtur lagështinë në shtresën e jashtme të lëkurës dhe përforcon volumin natyral të buzëve, duke i bërë ato të duken më të plota dhe të lëmuara.
- Filtra SPF30->Siguron mbrojtje efektive UVA/UVB nga rrezet e diellit, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve dhe plakjes së hershme të zonës së hollë të buzëve.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Siguron mbrojtje UV me spektër të gjerë SPF 30.
- I jep një nuancë të shkëlqyer dhe natyrale buzëve.
- Ushqen dhe hidraton buzët e thata, kryesisht gjatë periudhës së dimrit.
- Mbron nga dëmtimet e diellit dhe plakja e shkaktuar nga dielli.
- Teksturë kremoze me ndjesi të rehatshme gjatë përdorimit.
- I përshtatshëm për buzët e ndjeshme.
Korff Lip Color SPF30 Raspberry Pink është i përshtatshëm vetëm për të rritur dhe këshillohet të aplikohet për buzë të ndjeshme të cilat thahen dhe plasariten.
Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme në buzë para ekspozimit në diell.
Riaplikojeni shpesh, veçanërisht pas ngrënies, pirjes ose notit.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Capryli c/Capric Triglyceride, Silica Dimethyl Silylate, Olive Oil Polyglyceryl-6 Esters, Butyl Methoxy-dibenzoylmethane, Diethylhexyl Butamido Triazone, Hydrogenated Polyisobutene, Polyglyceryl-6 Pentaoleate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Diisostearyl Malate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ethyl Vanillin, VP/Hexadecene Co-polymer, Sodium Hyaluronate, Tocopheryl Acetate, Ethylhexyl Palmitate, Triethoxycaprylylsilane, Isopropyl Titanium Triisostearate, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Hexylene Glycol, Phenoxyethanol, CI 77891 (Titanium Dioxide), CI 15850 (Red7 Lake)