DERMOKOZMETIKA

Korff Sun Repair Soothing Face Fluid (Spf 50+), 40ml

Krem dielli me mbrojtje shumë të lartë SPF 50+ i formuluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme, reaktive ose pas trajtimeve dermatologjike, në mënyrë që të qetësojë dhe të rigjenerojë lëkurën, duke ofruar hidratim intensiv, mbrojtje kundër rrezeve UVA/UVB dhe përfitime antioksiduese, për një fytyrë të shëndetshme, të butë dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës.
In stock
SKU
Korff17
Special Price 1 960 Lekë Regular Price 3 920 Lekë
-50%

Kremi Korff Sun Repair Soothing Face Fluid (Spf 50+) vjen me një teksturë të lehtë dhe të mëndafshtë dhe filtra UVA/UVB me spektër të gjerë, siguron mbrojtje SPF 50+ kundër dëmtimeve nga dielli, ndërsa qetëson dhe rigjeneron lëkurën.

Formula e tij është e pasur me DNA-Safe Complex, niacinamide, acid hialuronik dhe agjentë qetësues. 

Kjo formulë e këtij kremi pa aromë ndihmon në reduktimin e zonave të kuqe të fytyrës, rikthen funksionin barrierë të lëkurës dhe e mban atë të butë dhe të mbrojtur.

Ideal për lëkurë të brishtë, pas procedurave dermatologjike ose të dëmtuar nga dielli që kërkon kujdes të shtuar dhe efektiv.

  • DNA-Safe Complex –> Mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës.
  • Niacinamide (Vitamina PP) –> Qetëson lëkurën, minimizon skuqjet dhe përmirëson funksionin barrierë të lëkurës.
  • Acid Hialuronik –> Hidraton thellë dhe mban lëkurën të lëmuar dhe të butë.
  • Agjentë qetësues –> Reduktojnë irritimin dhe ndjeshmërinë e lëkurës pas ekspozimit në diell ose pas trajtimeve dermatologjike. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje nga dielli me spektër të gjerë SPF 50+ UVA/UVB. 
  2. Qetëson lëkurën e ndjeshme ose të irrituar. 
  3. Kryen një veprim antioksidant në lëkurë. 
  4. Qetëson lëkurën e irrituar dhe menjëherë pas aplikimit aktivizon mbrojtjen në fytyrë. 
  5. Pa aromë dhe i përshtatshëm për përdorim pas trajtimeve të ndryshme dermatologjike. 
  6. Tolerancë e lartë për lëkurën, e testuar dermatologjikisht.
  7. Rezistent ndaj ujit, djersitjes dhe fërkimit.

Korff Sun Repair Soothing Face Fluid (Spf 50+) këshillohet të përdoret vetëm nga të rritur.

Ideal për lëkurë të brishtë, pas procedurave dermatologjike ose të dëmtuar nga dielli, që kërkon kujdes të veçantë.

Aplikoni kremin mbi lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës çdo mëngjes, 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Masazhoni butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Përsërisni aplikimin shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 40 ml

Përbërësit; Aqua (Water), Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Dicaprylyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polyester-7, Butylene Glycol, Glycerin, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Isodecyl Neopentanoate, CI 77891 (Titanium Dioxide), Tocopheryl Acetate, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Pisum Sativum (Pea) Extract, Eriodictyon Californicum Flower/Leaf/ Stem Extract, Propylene Glycol Stearate, Microcrystalline Cellulose, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cellulose Acetate, Magnesium Stearate, Cellulose Gum, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Sodium Hydroxide, Cyclodextrin, CI 77492 (Iron Oxides), CI 77491 (Iron Oxides), CI 77499 (Iron Oxides), Parfum (Fragrance).

Back to Top