DERMOKOZMETIKA

Korff Sun Secret Air Ultralight Face Fluid (SPF 50+), 50ml

Krem mbrojtës për fytyrën me teksturë ultra të lehtë dhe me mbrojtje shumë të lartë SPF 50+, i formuluar për të ofruar mbrojtje efektive nga rrezet UVA/UVB, duke siguruar hidratim të menjëhershëm dhe ndjesi komforti gjatë gjithë ditës, ndërsa mbron lëkurën nga dëmtimet e diellit dhe plakja e parakohshme.
In stock
SKU
Korff12
Special Price 1 890 Lekë Regular Price 3 780 Lekë
-50%

Korff Sun Secret AIR Ultralight Face Fluid (SPF 50+) është një krem dielli inovativ me teksturë ultra të lehtë, që ofron mbrojtje shumë të lartë SPF 50+ me spektër të gjerë UVA/UVB, duke dhënë ndjesi “gati të padukshme”.

Tekstura e tij e lehtë dhe me përthithje të shpejtë është formuluar për komoditet maksimal, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm, madje edhe nën make-up.

Formula e tij është e pasur me DNA-Safe Complex, Acid Hialuronik dhe Vitaminë E, prandaj ky krem mbron lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli, duke e hidratuar dhe ruajtur elasticitetin.

Nuk lë njolla të bardha ose ndjesi yndyrore, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme ose të yndyrshme.

  • DNA-Safe Complex –> Mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli dhe ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme.
  • Acid Hialuronik –> Hidraton thellë lëkurën dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe butësisë së saj.
  • Vitaminë E –> Antioksidant që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe bukurisë së saj.
  • Filtrat UVA/UVB –> Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve diellore, duke parandaluar djegiet dhe dëmtimet e shkaktuara nga dielli. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje të lartë SPF 50+ kundër rrezeve UVA/UVB. 
  2. Krem-fluid me teksturë ultra të lehtë, i cili lë një përfundim të padukshëm në lëkurë. 
  3. Formula jo-komedogjene dhe jo yndyrore. 
  4. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme, të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve. 
  5. Hidraton deri në 19% më shumë lëkurën tuaj. 
  6. Sipërfaqja e rrudhave reduktohet deri në -35%.

Korff Sun Secret Air Ultralight Face Fluid (SPF 50+) këshillohet të përdoret vetëm nga të rritur.

Ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme apo atë të yndyrshme me tendencë akneike.

Aplikoni sasinë e duhur të mbrojtësit mbi fytyrë dhe qafë të pastër dhe të thatë çdo mëngjes 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Përsërisni aplikimin rregullisht gjatë ditës kur jeni të ekspozuar në diell, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe, 50 ml.

Përbërësit;  Aqua (Water), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Di- caprylyl Carbonate, Alcohol Denat., Butyl Methoxydibenzoylnnethane, Ethylhexyl Salicylate, Dimethico- ne, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Undecane, Silica, Coco-Capryla- te, Glycerin, Bis-Ethylhexyloxyphe- nol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Hydrogena- ted Vegetable Oil, Tridecane, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Betai¬ne, Sodium Chloride; Citrullus la- natus (Watermelon) Fruit Extract, Bisabolol, Helianthus annuus (Sun- flower) Seed Oil, Eriodictyon cali- fornicum Flower/Leaf/Stem Extract, Pisum sativum (Pea) Extract, Di- methicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Disteardimonium Hectorite, Propylene Carbonate, lsoceteth-10, Butylene Glycol, BHT, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Di- sodium EDTA, Sodium Citrate, Phe- noxyethanol, EthyIhexyIglycerin, Potassium Sorbate, Sodium Benzo- ate, Parfum (Fragrance).

Back to Top