DERMOKOZMETIKA

Korff Sun Secret Anti-Spot Fluid (SPF 50+), 50ml

Krem dielli për fytyrën me mbrojtje të lartë UVA/UVB dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së shenjave të diellit dhe pigmentimit të padëshiruar, duke ruajtur lëkurën të hidratuar, të qetë dhe të njëtrajtshme.
In stock
SKU
Korff8
Special Price 1 990 Lekë Regular Price 3 980 Lekë
-50%

Krem dielli me mbrojtje të lartë kundër njollave për lëkurë të ndjeshme dhe jo të njëtrajtshme.

Korff Sun Secret Anti-Spot Face Fluid (SPF 50+) është një krem dielli për fytyrë, i testuar dermatologjikisht dhe i formuluar posaçërisht për të mbrojtur lëkurën e prirur ndaj hiperpigmentimit.

Formula e tij është e pasur me DNA-Safe Complex, Niacinamide, vitamina E dhe acid hialuronik, prandaj ofron mbrojtje shumë të lartë UVA/UVB, ndërsa korrigjon dhe parandalon shfaqjen e njollave të errëta të shkaktuara nga dielli.

Tekstura e tij fluide dhe e lehtë, jo-komedogjenik përthithet shpejt, uniformizon tonalitetin e lëkurës dhe lë një përfundim të butë dhe jo yndyror.

  • DNA-Safe Complex-> Mbron ADN-në e qelizave të lëkurës nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezet UVA dhe UVB dhe ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës dhe ruan integritetin qelizor.
  • Niacinamide (Vitamina B3)-> Redukton hiperpigmentimin dhe ndihmon në zbardhjen e njollave të errëta dhe gjithashtu përforcon barrierën e lëkurës dhe ndihmon në mbajtjen e lagështisë.
  • Vitamina E-> Funksionon si antioksidant, duke neutralizuar radikalet e lira dhe mbrojtur lëkurën nga dëmtimet oksidative dhe ushqen dhe qetëson lëkurën, duke ruajtur integritetin e saj.
  • Acidi Hialuronik->Siguron hidratim intensiv dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë në lëkurë dhe rrit elasticitetin dhe butësinë e lëkurës, duke e lënë të rehatshme dhe të shëndetshme pas aplikimit.

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF 50+ kundër rrezeve UVA/UVB. 
  2. Ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e shfaqjes së njollave të errëta. 
  3. Teksturë fluide e lehtë, jo yndyrore dhe e përshtatshme për përdorim të përditshëm. 
  4. Testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme.

Korff Sun Secret Anti-Spot Fluid (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni mbrojtësin në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo mëngjes mbi lëkurën e pastër dhe të thatë 20-30 minuta para ekspozimit në diell.

Riaplikoni shpesh, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Përbërësit; Aqua (Water), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Butylene Glycol, Propylene Glycol, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Dimethicone, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Polyester-7, Glycerin, Polymethyl Methacrylate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, C12-15 Alkyl Benzoate, Cyclopentasiloxane, Silica, Titanium Dioxide (nano), Polysilicone-11, Tocopheryl Acetate, Squalane, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydroxyethylcellulose, Alumina, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, PEG-8, Polyhydroxystearic Acid, Hydrogen Dimethicone, Tocopherol, Polygonum aviculare Extract, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Ascorbyl Palmitate, Polysorbate 60, Xanthan Gum, Sorbitan Isostearate, Ascorbic Acid, Citric Acid, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA, Parfum (Fragrance).

Back to Top