DERMOKOZMETIKA

Korff Sun Secret Body and Hair Spray Oil SPF30, 200ml

Kremi dielli i cili ofron mbrojtje efektive ndaj rrezeve UVA/UVB për trupin dhe flokët, duke i hidratuar dhe ushqyer ato, ndërsa ndihmon në parandalimin e dëmtimit nga dielli dhe plakjes së parakohshme të lëkurës.
In stock
SKU
Korff3
Special Price 1 825 Lekë Regular Price 3 650 Lekë
-50%

Korff Sun Secret Body and Hair Spray Oil SPF30 është një vaj ushqyes që lë një ndjesi të thatë dhe që ofron mbrojtje nga dielli nga mesatare deri në të lartë, duke ushqyer njëkohësisht lëkurën dhe flokët.

Formula e tij është e pasur me kompleksin DNA-Safe, vitaminë E dhe vaj argan, të cilët sigurojnë mbrojtje antioksidante dhe hidratim, duke lënë një përfundim të shkëlqyeshëm të butë dhe të lehtë pa yndyrë.

Ky vaj shumëfunksional në formë spray mbron nga rrezet UVA/UVB, parandalon plakjen nga dielli dhe ruan flokët nga tharja dhe dëmtimi nga dielli. Formula e tij e lehtë, rezistente ndaj ujit e bën të përshtatshëm për përdorim gjatë verës në të gjitha tipet e lëkurës dhe flokëve.

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF 30 ndaj rrezeve UVA/UVB. 
  2. Ushqen dhe zbut lëkurën dhe flokët, falë pranisë së vajit të arganit në formulë. 
  3. Tekstura e vajit të thatë nuk lë mbetje yndyrore. 
  4. Siguron një shkëlqim të shëndetshëm dhe të ndritshëmtë lëkurës dhe flokëve. 
  5. Kompleksi ADN-Safe parandalon dëmtimin qelizor nga dielli. 
  6. Veprim antioksidant, falë pranisë së vitaminës E. 
  7. Rezistent ndaj ujit dhe i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe flokëve.

Korff Sun Secret Body and Hair Spray Oil SPF30 është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe të flokut, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme apo flokët e dobët.

Aplikoni mbrojtësin në mënyrë të njëtrajtshme mbi trup dhe flokë 20-30 minuta para ekspozimit në diell.

Riaplikoni mbrojtësin shpesh, veçanërisht pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Shishe me spray, 200 ml.

Përbërësit;  Isobutane, Alcohol Denat, Cyclopentasiloxane, Propane, Octocrylene, C12-15 Alkyl Benzoate, Dibutyl Adipate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Trimethylpentanediol/Adipic Acid/Glycerin Cros- spolymer, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Tocopheryl Acetate, BHT, Aqua (Water), Butane, Dihydroxy Methylchromonyl Palmitate, Parfum (Fragrance). 

Back to Top