Korff Sun Secret Face Fluid (SPF 30), 50ml
Korff Sun Secret Face Fluid (SPF 30) është një krem-fluid mbrojtës ditor multifunksional për fytyrën që ofron mbrojtje me spektër të gjerë nga rrezet UVA/UVB dhe njëkohësisht siguron hidratim të thellë dhe kujdes kundër shenjave të plakjes.
Ka një formulë të pasur me DNA-Safe Complex, Acid Hialuronik dhe Vitaminë E, duke ndihmuar kështu në parandalimin e plakjes së parakohëshme të lëkurës, ruan elasticitetin e lëkurës dhe e mban atë të lëmuar, me shkëlqim dhe të mbrojtur.
Tekstura e tij ultra e lehtë dhe me përthithje të shpejtë e bën ideal për përdorim të përditshëm vetëm ose nën make-up dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
- Acidi Hialuronik –> Ndihmon në hidratimin e thellë të lëkurës dhe ruan elasticitetin e saj, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të lëmuar.
- Vitamina E –> Vepron si antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm.
- DNA-Safe Complex –> Ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe kontribuon në parandalimin e fotoplakjes.
- Filtrat UVA/UVB –> Sigurojnë mbrojtje me spektër të gjerë nga rrezet e diellit, duke ndihmuar në parandalimin e djegieve, njollave dhe plakjes së parakohshme të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje me spektër të gjerë nga dielli me SPF30.
- Formulë e lehtë, jo yndyrore dhe me përthithje të shpejtë.
- Ideal për përdorim të përditshëm, i vetëm ose nën make-up.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
- Pa konservues dhe jo komedogjenik.
Korff Sun Secret Face Fluid (SPF 30) këshillohet të përdoret vetëm nga të rritur.
Ai është i përshtatshëm për të gjjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin mbi fytyrën e pastër të paktën 30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Përhapeni mbi fytyrë me lëvizje të shpejta deri në përthithje të plotë.
Riaplikoni shpesh gjatë ekspozimit në diell, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Butylene Glycol, Propylene Glycol, Dimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Polyester-7, Glycerin, Polymethyl Methacrylate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, C12-15 Alkyl Benzoate, Cyclopentasiloxane, Silica, Titanium Dioxide (nano), Polysilicone-11, Tocopheryl Acetate, Hydroxyethylcellulose, Alumina, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, PEG-8, Polyhydroxystearic Acid, Hydrogen Dimethicone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Squalane, Tocopherol, Polygonum aviculare Extract, Sodium Hyaluronate, Ascorbyl Palmitate, Polysorbate 60, Xanthan Gum, Sorbitan Isostearate, Ascorbic Acid, Citric Acid, Sodium Hydroxide, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA, Parfum (Fragrance).