DERMOKOZMETIKA

Korff Sun Secret Face Stick (SPF 50+), 25ml

Krem dielli në formë stick, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë UVA/UVB dhe vjen me një formulë të lehtë dhe transparente, ideale për fytyrën dhe zonat e ndjeshme, duke siguruar aplikim të shpejtë dhe pa shenja të bardha apo mbetje yndyrore.
In stock
SKU
Korff7
Special Price 1 750 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-50%

Korff Sun Secret AIR Stick SPF 50+ është një krem dielli praktik në formë stick-u transparent, që ofron mbrojtje shumë të lartë UVA/UVB në një format kompakt dhe të lehtë për t’u transportuar.

Formula e tij e lehtë dhe jo yndyrore është e pasur me DNA-Safe Complex, Vitaminë E dhe Acid Hialuronik, duke siguruar mbrojtje efektive nga dielli, ndërsa hidratojnë dhe ruajnë barrierën e lëkurës.

I përshtatshëm për aplikim të synuar në zona të ndjeshme si hunda, buzët, veshët dhe konturi i syve, përhapet lehtësisht mbi lëkurë pa lënë shenja të bardha. Ideal për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për lëkurë të ndjeshme ose reaktive, dhe perfekt për rivendosje gjatë gjithë ditës.

  • DNA-Safe Complex-> Mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UVA dhe UVB. Ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës dhe mbështet proceset natyrale të riparimit.
  • Vitamina E-> Vepron si antioksidant, duke neutralizuar radikalet e lira dhe duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet oksidative. Gjithashtu ushqen dhe qetëson lëkurën, duke ruajtur integritetin e saj.
  • Acidi hialuronik-> Siguron hidratim intensiv dhe mbështet elasticitetin e lëkurës. Ndihmon që lëkura të duket e butë, e rehatshme dhe e shëndetshme pas aplikimit. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje shumë e lartë SPF 50+ me spektër të gjerë UVA/UVB. 
  2. Pas aplikimit lë një përfundim të padukshëm dhe pa mbetje të bardha. 
  3. Ideal për zonat e ndjeshme: buzët, hunda, veshët, konturi i syve. 
  4. Kompakt dhe i pastër, i përshtatshëm për përdorim gjatë lëvizjes. 
  5. Testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme.

Korff Sun Secret Face Stick (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur dhe për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Aplikoni stick-un direkt mbi lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës ose trupit 20-30 minuta para ekspozimit në diell.

Rivendosni shpesh, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

I përshtatshëm për rivendosje gjatë ditës.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Stick, 25 ml.

Përbërësit;    Coco-Caprylate/Caprate, Dicaprylyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Ethylhexyl Triazone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Parfum (Fragrance), Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Tocopherol, Centella Asiatica Leaf Extract, CI 61565 (Green 6).

Back to Top