DERMOKOZMETIKA

Korff Sun Secret Uniforming Face Fluid (SPF 50+) 0.2 Dark, 50ml

Krem dielli me mbrojtje shumë të lartë SPF 50+, i formuluar për të ofruar mbrojtje efektive ndaj rrezeve UVA/UVB, duke uniformuar njëkohësisht ngjyrën e lëkurës së fytyrës, falë pigmenteve të mikrokapsuluara të tonalitetit mesatar deri më të errët, ndërsa siguron hidratim, ndjesi komforti dhe mbrojtje kundër plakjes së parakohshme.
In stock
SKU
Korff14
Special Price 2 035 Lekë Regular Price 4 070 Lekë
-50%

Kremi Korff Sun Secret Uniforming Face Fluid SPF 50+ Dark 0.2 me pigmentë mikroenkapsuluar dhe SPF 50+ (MBROJTJE SHUMË E LARTË) ka efekt hidratues.

Formula është e pasur me DNA-Safe Complex, Acid Hialuronik dhe Vitaminë PP, prandaj ai siguron mbrojtje të lëkurës nga plakja e shkaktuar nga dielli dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Pigmentët specialë të mikroenkapsuluar zbulojnë ngjyrën vetëm gjatë aplikimit dhe ndihmojnë në minimizimin e dukshmërisë së imperfeksioneve, duke uniformuar tonalitetin e lëkurës.

  • DNA-Safe Complex –> Mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme. 
  • Acid Hialuronik –> Siguron hidratim të thellë dhe mban lëkurën të lëmuar. 
  • Vitamina E –> Antioksidant që lufton radikalet e lira dhe mbron lëkurën nga dëmtimet mjedisore. 
  • Vitamina PP (Niacinamide) –> Përmirëson elasticitetin, qetëson lëkurën dhe ndihmon në uniformimin e tonalitetit të saj. 
  • Pigmentë të mikroenkapsuluar –> Zbulojnë ngjyrën gjatë aplikimit për të uniformuar tonalitetin e lëkurës dhe për të minimizuar imperfeksionet. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë SPF 50+.
  2. Teksturë e lehtë dhe me përthithje të shpejtë, e cila e bën ideale për përdorim të përditshëm, madje edhe nën make-up. 
  3. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme. 
  4. Dark 0.2 është i përshtatshëm për lëkurë me tonalitet mesatar deri më të errët.
  5. Rezistent ndaj ujit, djersitjes dhe fërkimit.
  6. E testuar dermatologjikisht.

Korff Sun Secret Uniforming Face Fluid (SPF 50+) 0.2 Dark këshillohet të përdoret vetëm nga të rritur.

Ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Rekomandohet të përdoret vetëm nga ata persona që kanë ngjyrë lëkure me tonalitet mesatar deri më të errët.

Tundeni mirë përpara përdorimit.

Aplikoni mbi lëkurën e pastër dhe të thatë çdo mëngjes 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Masazhoni butësisht derisa pigmentët të përzihen në mënyrë uniforme dhe të përshtaten me tonin e lëkurës.

Përsërisni aplikimin shpesh gjatë ekspozimit në diell, veçanërisht pas notit ose djersitjes.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Përbërësit; Aqua (Water), Butyl Methoxydibenzoylmethane, Butyloctyl Salicylate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Dicaprylyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polyester-7, Butylene Glycol, Glycerin, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Isodecyl Neopentanoate, CI 77891 (Titanium Dioxide), Tocopheryl Acetate, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Pisum Sativum (Pea) Extract, Eriodictyon Californicum Flower/Leaf/ Stem Extract, Propylene Glycol Stearate, Microcrystalline Cellulose, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cellulose Acetate, Magnesium Stearate, Cellulose Gum, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Sodium Hydroxide, Cyclodextrin, CI 77492 (Iron Oxides), CI 77491 (Iron Oxides), CI 77499 (Iron Oxides), Parfum (Fragrance).

Back to Top