Now L-Carnosine 500mg, 50 VCaps
Suplementi Now L-Carnosine ka një formulë të pasur.
Karnozina (beta-alanil-L-histidinë) është një dipeptid, i përbërë nga alanina dhe histidina. Ajo gjendet në mënyrë natyrale në përqendrime të larta në muskuj dhe në indet nervore, dhe dihet se nivelet e saj ulen me kalimin e moshës. Karnozina mbron strukturat qelizore dhe indore gjatë procesit të plakjes përmes funksioneve të saj neutralizuese të radikaleve të lira dhe stabilizuese të membranave.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :
- Mbështet vitalitetin e muskujve.
- Neutralizon radikalet e lira.
- Ndihmon në ruajtjen e integritetit qelizor.
- Stabilizon membranat qelizore.
- Mbështet funksionin e trurit dhe sistemit nervor.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë, një deri në tri herë në ditë.
Këshillohet të shoqërohet me ushqim.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
L-Carnosine (ß-alanyl-L-histidine) |
500 mg | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë celuloze), acid stearik (me burim bimor) dhe dioksid silici.
Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, misër, qumësht, vezë, peshk, butakë, arra ose susam.
Prodhohet në një fabrikë me standarde GMP, e cila përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjenë.