Now L-Cysteine 500mg x 100 Tablets
Now L-Cysteine 500 mg Tablets është një suplement ushqimor me aminoacidin L-Cisteinë, i pasur me vitamina B-6 dhe C, i formuluar për të kontribuar në proceset normale të metabolizmit të proteinave dhe në ruajtjen e strukturës së indeve që përbëjnë lëkurën, flokët dhe thonjtë.
L-cisteina është një aminoacid që merr pjesë në formimin e keratinës, një proteinë strukturore shumë e rëndësishme për forcën dhe cilësinë e flokëve dhe thonjve. Ky suplement mund të përdoret si pjesë e një regjimi të balancuar ushqimor për të mbështetur proceset natyrore të organizmit që lidhen me rigjenerimin dhe mirëmbajtjen e indeve.
Është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për plotësimin e nevojave ushqyese në kushte të ndryshme të stilit të jetesës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- L-Cisteinë –> Aminoacid që merr pjesë në formimin e keratinës dhe në strukturën e flokëve, lëkurës dhe thonjve.
- Vitaminë B6 –> Kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe aminoacideve.
- Vitaminë C –> Merr pjesë në formimin normal të kolagjenit dhe në proceset antioksiduese të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në prodhimin normal të keratinës, proteinë kryesore e flokëve dhe thonjve.
- Mbështet strukturën dhe forcën e flokëve, lëkurës dhe thonjve.
- Merr pjesë në metabolizmin normal të proteinave dhe aminoacideve.
- Ndihmon në proceset natyrore të rigjenerimit dhe mirëmbajtjes së indeve.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një regjimi ushqimor të balancuar.
- Vjen në formë të tabletave që e bën të thjesht dhe praktik përdorimin.
Suplementi Now L-Cysteine 500 mg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë, një deri në tri herë në ditë sipas nevojës. Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies, nëse merrni medikamente, ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin C (as Ascorbic Acid) |
60 mg | 67% |
|---|---|---|
|
Vitamin B-6 (as Pyridoxine HCl) |
10 mg | 588% |
|
L-Cysteine |
500 mg | * |
Other Ingredients: Microcrystalline Cellulose, Silicon Dioxide, Magnesium Stearate (vegetable source), Vegetarian Coating [hypromellose (cellulose), stearic acid (vegetable source), sunflower lecithin, triethyl citrate, sunflower oil] and Citric Acid.