L’il Critters Calcium + D3 x 60 Gummies
Fëmijët kanë nevojë për kalcium dhe vitaminë D për të mbështetur shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Zakonisht fëmijët e kanë të vështirë marrjen e këtyre dy lëndëve kryesore për organizmin nëpërmjet ushqimit, prandaj përdorimi i një suplementi të tillë ka efekt pozitiv.
Karamelet që përtypen të suplementit vijnë në shije të ndryshme frutash, përfshirë portokall, luleshtrydhe dhe qershi, duke e bërë marrjen e tij lehtësisht të pranueshme nga fëmijët.
Një dozë prej 2 karameleve përmban po aq kalcium sa një gotë qumështi 5 oz, duke e bërë të thjeshtë për prindërit të sigurojnë mbështetjen e nevojshme ushqimore për fëmijët.
- Vitamina D:
Vitamina D, një vitaminë e tretshme në yndyrë e njohur edhe si “vitamina e diellit”, ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe mbështet shëndetin e kockave dhe të sistemit imunitar.
- Kalcium:
Kalciumi është minerali më i bollshëm në trup, ku 98% e tij ruhet në kocka dhe dhëmbë. Ai është i domosdoshëm për rritjen dhe shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve të forte.
- Ndihmon në përthithjen e kalciumit për shëndetin e përgjithshëm të kockave.
- Burim i shkëlqyer i vitaminës D3 për rritjen dhe zhvillimin.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për fëmijë dhe mund të merret sipas udhëzimit të mëposhtëm:
- Fëmijët e moshës dy deri në tri vjeç rekomandohet të marrin 1 karamele që përtypet, në ditë.
- Fëmijët e moshës mbi katër vjeç rekomandohet të marrin 2 karamele që përtypet, në ditë.
Udhëzoni fëmijën që ta përtypë mirë çdo karamele.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Gummy | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Calories |
10 | * |
|
Total Carbohydrate |
2 g | 1 % |
|
Total Sugars |
2 g | * |
|
Includes Added Sugars |
2 g | 8 % |
|
Vitamin D (as cholecalciferol) |
5.5 mcg (220 IU) | 37 % |
|
Calcium (as tricalcium phosphate) |
110 mg | 16 % |
|
Phosphorus (as tricalcium phosphate) |
50 mg | 11 % |
Suplementi është pa përbërës shtesë të panevojshëm – pa shurup misri me fruktozë të lartë, pa ngjyrues sintetikë FD&C dhe pa gluten.