L’il Critters Gummy Vites Multivitamin x 190 Gummies
Suplementi L’il Critters Gummy Vites Multivitamin është një suplement multivitaminik, i pasur me vitamina të tilla si; vitaminë A, B12, B6, C, D dhe E, me qëllim që të sigurojë rritjen dhe zhvillimin sa më optimal të fëmijëve.
- Vitamina A:
Vitamina A mbështet shëndetin e syve.
- Vitamina B12:
Vitamina B12 ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji qelizore. Gjendet kryesisht në ushqime me origjinë shtazore (peshk, mish, shpendë, vezë) dhe gjithashtu në ushqime të fortifikuara (si drithërat e mëngjesit).
- Vitamina B6:
Vitamina B6 ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji qelizore dhe gjendet në mish, peshk, qiqra dhe drithëra të fortifikuara.
- Vitamina C:
Vitamina C, e njohur edhe si acidi askorbik, gjendet në agrume dhe fruta e perime të tjera dhe ndihmon në mbështetjen e shëndetit të sistemit imunitar.
- Vitamina D:
Vitamina D, një vitaminë e tretshme në yndyrë e njohur edhe si “vitamina e diellit”, ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe mbështet shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar.
- Vitamina E:
Vitamina E është një antioksidant i tretshëm në yndyrë që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira.
Suplementi gjithashtu përmban hekur dhe zinku. Hekuri kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe formimin e hemoglobinës, ndërsa zinku ndihmon në funksionimin më të mirë të sistemit njohës.
Ky suplement vjen në formën e karameleve të përtypshme/ harbio me pesë shije të ndryshme si; qershi, luleshtrydhe, portokall, ananas dhe boronicë, të cilën mundeni ta zgjidhni në bazë të preferencës së fëmijës tuaj.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për fëmijë dhe mund të merret sipas udhëzimit të mëposhtëm:
- Fëmijët e moshës dy deri në tri vjeç rekomandohet të marrin 1 karamele që përtypet, në ditë.
- Fëmijët e moshës katër vjeç e sipër rekomandohet të marrin 2 karamele që përtypet, në ditë.
Udhëzoni fëmijën që ta përtypë mirë çdo karamele.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për një Dozë Ditore | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Vitamin A |
450µg RE | 56% |
|---|---|---|
|
Vitamin D |
2.5µg (100 IU) | 50% |
|
Vitamin E |
10mg α-TE | 83% |
|
Vitamin C |
15mg | 19% |
|
Vitamin B6 |
0.5mg | 36% |
|
Folic Acid |
120µg | 60% |
|
Vitamin B12 |
3µg | 120% |
|
Biotin |
45µg | 90% |
|
Pantothenic acid (B5) |
2.5mg | 42% |
|
Iodine |
30µg | 20% |
|
Inositol |
10µg | * |
Suplementi është pa përbërës shtesë të panevojshëm, pa shurup misri me fruktozë të lartë, pa ngjyrues sintetikë FD&C dhe pa gluten.