SUPLEMENTE DHE USHQIME

L’il Critters Gummy Vites Multivitamin x 70 Gummies

Suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për fëmijë, që ofron një kombinim të balancuar vitaminash në formë karamelesh të përtypshme, për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e përditshëm në mënyrë të lehtë.
In stock
SKU
LilCritters1
Special Price 1 445 Lekë Regular Price 1 700 Lekë
-15%

Suplementi L’il Critters Gummy Vites Multivitamin është një suplement multivitaminik, i pasur me vitamina të tilla si; vitaminë A, B12, B6, C, D dhe E, me qëllim që të sigurojë rritjen dhe zhvillimin sa më optimal të fëmijëve.

  • Vitamina A:

Vitamina A mbështet shëndetin e syve.

  • Vitamina B12:

 Vitamina B12 ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji qelizore. Gjendet kryesisht në ushqime me origjinë shtazore (peshk, mish, shpendë, vezë) dhe gjithashtu në ushqime të fortifikuara (si drithërat e mëngjesit).

  • Vitamina B6:

Vitamina B6 ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji qelizore dhe gjendet në mish, peshk, qiqra dhe drithëra të fortifikuara.

  • Vitamina C:

Vitamina C, e njohur edhe si acidi askorbik, gjendet në agrume dhe fruta e perime të tjera dhe ndihmon në mbështetjen e shëndetit të sistemit imunitar.

  • Vitamina D:

Vitamina D, një vitaminë e tretshme në yndyrë e njohur edhe si “vitamina e diellit”, ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe mbështet shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar.

  • Vitamina E:

Vitamina E është një antioksidant i tretshëm në yndyrë që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira.

Suplementi gjithashtu përmban hekur dhe zinku. Hekuri kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe formimin e hemoglobinës, ndërsa zinku ndihmon në funksionimin më të mirë të sistemit njohës.

Ky suplement vjen në formën e karameleve të përtypshme/ harbio me pesë shije të ndryshme si; qershi, luleshtrydhe, portokall, ananas dhe boronicë, të cilën mundeni ta zgjidhni në bazë të preferencës së fëmijës tuaj.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për fëmijë dhe mund të merret sipas udhëzimit të mëposhtëm:

  • Fëmijët e moshës dy deri në tri vjeç rekomandohet të marrin 1 karamele që përtypet, në ditë.
  • Fëmijët e moshës katër vjeç e sipër rekomandohet të marrin 2 karamele që përtypet, në ditë. 

Udhëzoni fëmijën që ta përtypë mirë çdo karamele.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

70 Gummies (Karamele të përtypshme)
Përbërësit Vlerat Mesatare për një Dozë Ditore Përqindja e Vlerës Ditore %

Vitamin A

450µg RE 56%

Vitamin D

2.5µg (100 IU) 50%

Vitamin E

10mg α-TE 83%

Vitamin C

15mg 19%

Vitamin B6

0.5mg 36%

Folic Acid

120µg 60%

Vitamin B12

3µg 120%

Biotin

45µg 90%

Pantothenic acid (B5)

2.5mg 42%

Iodine

30µg 20%

Inositol

10µg *

Suplementi është pa përbërës shtesë të panevojshëm, pa shurup misri me fruktozë të lartë, pa ngjyrues sintetikë FD&C dhe pa gluten.

Back to Top