Now L-Proline 500mg x 120 VCapsules
Now L-Proline 500 mg është një suplement ushqimor me aminoacidin L-Prolinë, i cili luan rol të rëndësishëm në sintezën e kolagjenit në organizëm. Ky produkt është formuluar për të kontribuar në ruajtjen e strukturës dhe integritetit të indeve lidhëse si pjesë e proceseve normale fiziologjike të trupit.
L-Prolina është një aminoacid që trupi e prodhon natyralisht, por në disa raste me kërkesë të shtuar, nevojat mund të mos plotësohen vetëm nga dieta e zakonshme. Për këtë arsye, ky suplement mund të përdoret si pjesë e një regjimi të balancuar ushqimor për të plotësuar marrjen ditore të këtij aminoacidi.
Është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe i lehtë për t’u përfshirë në rutinën ushqimore.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tij janë:
- L-Prolinë –> Aminoacid thelbësor për prodhimin e kolagjenit në organizëm.
- Kolagjeni (në mënyrë indirekte) -> Proteinë strukturore kryesore e indeve lidhëse si lëkura, tendinat, ligamentet, nyjet, kockat dhe enët e gjakut.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në proceset normale të sintezës së kolagjenit në organizëm.
- Merr pjesë në ruajtjen e strukturës dhe integritetit të indeve lidhëse.
- I përshtatshëm për plotësimin e nevojave ditore në raste me kërkesë të shtuar.
- Mund të përdoret si pjesë e një regjimi të balancuar ushqimor.
- Formë vegane (kapsula vegjetale), e lehtë për konsum të përditshëm.
Suplementi Now L-Proline 500 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula, një deri në dy herë në ditë, mundësisht me stomakun bosh.
Kapsulat të gëlltiten mw sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies, nëse merrni medikamente, ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
L-Proline (Free-Form) |
1 g (1,000 mg) | * |
|---|
Other Ingredients: Cellulose (capsule), Stearic Acid (vegetable source) and Silica.