DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios Age Correct (SPF 50), 50ml

Krem-xhel mbrojtës për fytyrën që mbron lëkurën nga dielli dhe ndotja, ndërkohë që minimizon shfaqjen e rrudhave dhe njollave të errëta.
In stock
SKU
LaRochePosay2
Special Price 2 590 Lekë Regular Price 3 700 Lekë
-30%

La Roche Posay Anthelios Age Correct SPF50 është një krem-xhel mbrojtës për fytyrën që mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit dhe ndotjes, ndërkohë që redukton shfaqjen e rrudhave dhe njollave të errëta.

Me filtra me spektrum të gjerë, ky krem siguron mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB, si dhe nga rrezatimi infra të kuq.

Teknologjia e tij gjithashtu parandalon që grimcat e ndotjes të ngjiten në lëkurë.

Përveç teknologjisë së re CELLOX-B3 dhe filtrave diellorë Mexoryl XL, formula kombinon Acid Hialuronik, PHE-Resorcinol & LHA, Niacinamide dhe Ujë Termal La Roche Posay për të hidratuar dhe rivendosur volum në lëkurë, për të targetuar pigmentimin dhe për të qetësuar lëkurën.

  • Acidi hialuronik me peshë molekulare të ulët-> Ndihmon në mbushjen e rrudhave dhe minimizon shfaqjen e tyre.
  • PHE-Resorcinol-> Efektiv në reduktimin e shfaqjes së njollave të errëta.
  • Niacinamide-> Jo vetëm që qetësojnë lëkurën, por gjithashtu ndihmojnë në minimizimin e hiperpigmentimit. 

Si rezultat, çdo aplikim krijon një mburojë të fortë që parandalon plakjen e shkaktuar nga dielli dhe ndihmon në korrigjimin e shenjave të dukshme të plakjes, si rrudhat dhe njollat e errëta. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Siguron mbrojtje me spektër të gjerë SPF 50+ ndaj rrezeve UVA, UVB dhe rrezatimit infra të kuq. 
  2. Ka efekt anti-plakje dhe është e testuar klinikisht për të reduktuar shfaqjen e rrudhave, linjave të imëta dhe njollave të errëta brenda 4 javësh. 
  3. Përmban 10% pigmente minerale për të uniformuar menjëherë tonalitetin e lëkurës dhe për të fshehur papërsosmëritë, duke siguruar një përfundim natyral dhe të shkëlqyeshëm. 
  4. Lë një përfundim jo të yndyrshëm apo ngjitës në lëkurë. 
  5. E lehtë për t`u aplikuar dhe ka një përthithje të shpejtë dhe të menjëhershme. 
  6. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. 
  7. Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

La Roche Posay Anthelios Age Correct (SPF 50) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë dhe qafë.

Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Tundeni mirë para përdorimit.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 50 ml.

Përbërësit;  Aqua/Water/Eau, C12-15 Alkyl Benzoate, Glycerin, Octocrylene, Niacinamide, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Dimethicone, Ethylhexyl Triazone, Silica, Aluminium Starch Octenylsuccinate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Potassium Cetyl Phosphate, Drometrizole Trisiloxane, PEG-100 Stearate, Stearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Benzyl Alcohol, Benzyl Benzoate, Capryloyl Salicylic Acid, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Phenoxyethanol, Phenylethyl Resorcinol, Poloxamer 338, Tocopherol, Triethanolamine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Xanthan Gum, Parfum / Fragrance.

Back to Top