DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios Age Correct Tinted (SPF 50), 50ml

Krem-xhel mbrojtës me ngjyrë, për fytyrën, i cili mbron lëkurën nga dielli dhe ndotja, ndërkohë që minimizon shfaqjen e rrudhave dhe njollave të errëta.
In stock
SKU
LaRochePosay3
Special Price 2 590 Lekë Regular Price 3 700 Lekë
-30%

La Roche Posay Anthelios Age Correct Tinted (SPF 50) është një krem mbrojtës që ofron mbrojtje me spektër të gjerë duke reduktuar shenjat e dukshme të plakjes së shkaktuar nga dielli, si rrudhat, njollat e errëta dhe humbja e elasticitetit.

Ai është formuluar me teknologjinë Cellox-B3 Tech dhe është i pasur me Acid Hialuronik, Niacinamide dhe PHE-Resorcinol. Kjo bën që ai të sigurojë një veprim korrigjues që përmirëson dukshëm teksturën dhe tonalitetin e lëkurës brenda vetëm 4 javësh. Formula e tij e lehtë me ngjyrë ofron një përfundim të butë si mëndafsh dhe jo të yndyrshëm, me hidratim deri në 24 orë.

Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acid hialuronik me peshë molekulare të vogël-> Depërton lehtësisht në lëkurë për të hidratuar në thellësi, rivendosur volum dhe për të mbushur rrudhat e imëta, duke dhënë një pamje më të plotë dhe të lëmuar. 
  • PHE-Resorcinol-> Përbërës aktiv i fuqishëm që ndihmon në reduktimin e shfaqjes së njollave të errëta dhe pigmentimit të pabarabartë, duke kontribuar në një tonalitet lëkure më uniform dhe të ndritshëm. 
  • Niacinamide (Vitamin B3)-> Ndihmon në qetësimin e lëkurës, zvogëlon hiperpigmentimin dhe forcon barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, duke rritur elasticitetin dhe rezistencën ndaj stresit oksidativ. 
  • Mexoryl XL + Cellox-B3 Tech-> Filtra diellorë dhe teknologji inovative që ofrojnë mbrojtje të gjerë ndaj rrezeve UVA, UVB dhe infra të kuqe, ndërkohë që parandalojnë ngjitjen e grimcave të ndotjes dhe mbrojnë lëkurën nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje të gjerë ndaj rrezeve UVA/UVB/IR-A dhe ndotjes. 
  2. Redukton shfaqjen e njollave të errëta dhe rrudhave. 
  3. Përmirëson elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës. 
  4. Formula me ngjyrë uniformizon tonalitetin e lëkurës me një përfundim natyral. 
  5. Jo-komedogjenik (nuk bllokon poret), hipoalergjenik dhe i testuar oftalmologjikisht. 
  6. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

La Roche Posay Anthelios Age Correct Tinted (SPF 50) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë dhe qafë.

Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Tundeni mirë para përdorimit.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 50 ml.

Përbërësit;  Aqua / Water, Homosalate, Octocrylene, Glycerin, Niacinamide, Ethylhexyl Salicylate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12-22 Alkyl Acrylate/Hydroxyethylacrylate Copolymer, Silica, Diisopropyl Sebacate, Propanediol, Pentylene Glycol, Dimethicone, Phenylethyl Resorcinol, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Disodium EDTA, T-Butyl Alcohol, Triethanolamine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Parfum / Fragrance,

Back to Top