DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios Anti-Dark Spots Fluid (SPF 50+), 50ml

Krem-fluid për fytyrën me mbrojtje shumë të lartë SPF50+, i formuluar për të ofruar mbrojtje efektive ndaj rrezeve UVA dhe UVB, si dhe për të trajtuar hiperpigmentimin nëpërmjet reduktimit të njollave ekzistuese dhe parandalimit të shfaqjes së njollave të reja.
In stock
SKU
LaRochePosay10
Special Price 2 170 Lekë Regular Price 3 100 Lekë
-30%

La Roche Posay Anthelios Anti-Dark Spots Fluid (SPF 50+) është një krem-fluid për fytyrën me mbrojtje shumë të lartë SPF50+, i formuluar për personat që vuajnë nga hiperpigmentimi dhe njollat e errëta.

Ky fluid i padukshëm dhe i lehtë ofron mbrojtje të avancuar kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar dëmtimet e shkaktuara nga dielli dhe duke mbështetur uniformitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës.

Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt, nuk lë gjurmë të bardha dhe është rezistente ndaj ujit, djersës dhe rërës.

Formulimi i tij është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën më të ndjeshme, dhe është testuar për të reduktuar irritimin e syve. Ky produkt siguron një mbrojtje të qëndrueshme gjatë gjithë ditës dhe ndihmon dukshëm në reduktimin e njollave ekzistuese, ndërkohë që parandalon formimin e njollave të reja, duke i dhënë lëkurës një pamje më të shëndetshme, të ndritshme dhe të uniformuar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Melasyl™ –> Një përbërës i patentuar i formuluar për të parandaluar dhe reduktuar njollat e errëta të lëkurës. Vepron duke ndaluar melaninën e tepërt para se të depozitohet, duke ndihmuar në parandalimin e formimit të njollave të reja dhe duke uniformizuar tonin e lëkurës. 
  • Netlock Technology –> Një sistem ekskluziv i krijuar për të formuar një film mbrojtës homogjen në sipërfaqen e lëkurës. Siguron mbrojtje optimale nga dielli, rezistencë ndaj lagështisë dhe një teksturë të lehtë. Për më tepër, ndihmon që produkti të qëndrojë në vend gjatë gjithë ditës, duke parandaluar rrëshqitjen apo përhapjen në sy dhe duke e bërë aplikimin më të rehatshëm. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB me mbrojtje shumë të lartë SPF50+. 
  2. Ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe hiperpigmentimit. 
  3. Ndihmon në parandalimin e shfaqejes së njollave të reja të errëta në fytyrë. 
  4. Ka një teksturë të lehtë, e cila përthithet shpejt dhe nuk lë shenja të bardha, ndjesi yndyrore apo ngjitëe në lëkurë. 
  5. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.
  6. Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

La Roche Posay Anthelios Anti-Dark Spots Fluid (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë të pastër, si hapin e fundit të rutinës të kujdesit për fytyrën.

Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Tundeni mirë para përdorimit.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 50 ml.

Përbërësit;  Aqua / Water / Eau Alcohol Denat Silica Diisopropyl Adipate Diisopropyl Sebacate Ethylhexyl Triazone Butyl Methoxydibenzoylmethane Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine Dicaprylyl Carbonate Glycerin Propanediol C12-22 Alkyl Acrylate/Hydroxyethylacrylate Copolymer Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate C12-15 Alkyl Benzoate Methoxypropylamino Cyclohexenylidene Ethoxyethylcyanoacetate Perlite Drometrizole Trisiloxane Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer Citric Acid Disodium Phosphate Hydroxyacetophenone Hydroxyethylcellulose 2-Mercaptonicotinoyl Glycine Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate Pentylene Glycol Polysorbate 60 Sodium Phosphate Sodium Thiosulfate Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid Tocopherol Triethanolamine Trisodium Ethylenediamine Disuccinate.

Back to Top