La Roche Posay Anthelios Anti-Shine Fresh Mist (SPF50+), 75ml
La Roche Posay Anthelios Anti-Shine Fresh Mist (SPF50+) është një spraj mbrojtës dielli me mbrojtje jashtëzakonisht të lartë për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike dhe të ndjeshme.
I FORMULUAR POSAÇËRISHT PËR:
I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, si dhe për lëkurë të ndjeshme, intolerante ndaj diellit ose me skuqje të nxehtësisë.
Mbrojtësi Anthelios me mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, me teksturë të lehtë dhe freskuese të ujit termal.
Spraji me hidratim të lartë është i lehtë për t’u aplikuar, përthithet shpejt dhe siguron një veprim të dyfishtë kundër shkëlqimit, me përfundim ultra-të thatë dhe pa shenja të bardha. Aroma e freskët ofron ndjesi të pastër dhe të qëndrueshme në lëkurë. Mund të përdoret nën ose mbi make-up dhe të riaplikohet gjatë ditës. Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
PËRMBAN:
Fromula është e pasur me Airlicium, një përbërës inovativ i përdorur nga NASA, që formon një film të butë dhe të qëndrueshëm mbi lëkurë dhe e lejon atë të marrë frymë. Airlicium përthith trefishin e peshës së tij në yndyrë, duke ruajtur lëkurën mat dhe uniforme me një përfundim të butë si mëndafsh.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje me specter të gjerë SPF50+ ndaj rrezeve UVA/UVB.
- I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
- Siguron hidratim deri në 24 orë, formulë jo ngjitëse dhe jo e yndyrshme.
- Ka një aromë ultra të freskët për një ndjesi të pastër dhe të qëndrueshme në lëkurë.
- Aplikim i pastër dhe i lehtë, pa nevojë për përhapje me duar.
- Lë një përfundim mat në lëkurë dhe pa shenja të bardha.
- Rezisten ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
La Roche Posay Anthelios Anti-Shine Fresh Mist (SPF50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Aplikojeni mbrojtësin 30 minuta përpara ekspozimit në diell dhe riaplikojeni shpesh dhe në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.
Tundeni mirë para përdorimit.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Butane Aqua/ Water /Eau Isopropyl Myristate Glycerin Diisopropyl Sebacate Ethylhexyl Salicylate Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine Butyl Methoxydibenzoylmethane C12-15 Alkyl Benzoate Drometrizole Trisiloxane Dicaprylyl Carbonate Styrene/Acrylates Copolymer Caprylyl Glycol Carnosine Diisopropyl Adipate Dimethicone Disteardimonium Hectorite Ethylhexyl Triazone Hydroxyacetophenone Isododecane Isostearyl Alcohol Lauryl Peg/Ppg-18/18 Methicone Methyl Methacrylate Crosspolymer Nylon-12 P-Anisic Acid Peg-20 Peg-30 Dipolyhydroxystearate Peg-8 Laurate Poly C10-30 Alkyl Acrylate Polymethylsilsesquioxane Propanediol Propylene Carbonate Sodium Chloride Sodium Dodecylbenzenesulfonate Tocopherol Trisodium Ethylenediamine Disuccinate Parfum/Fragrance.