DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios Dermo-Pediatrics Wet Skin Lotion (SPF 50+), 200ml

Krem mbrojtës diellor me mbrojtje shumë të lartë, i formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve, i cili falë teknologjisë inovative Wet Skin mund të aplikohet edhe në lëkurë të lagur pa kompromentuar efektivitetin e tij mbrojtës ndaj rrezeve UVA/UVB.
In stock
SKU
LaRochePosay17
Special Price 2 880 Lekë Regular Price 3 600 Lekë
-20%

La Roche Posay Anthelios Dermo-Pediatrics Wet Skin Lotion (SPF 50+) ofron mbrojtje shumë të lartë nga ekspozimi ndaj diellit, duke u formuluar posaçërisht për lëkurën delikate të fëmijëve. Ky krem ka SPF 50+ që siguron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Njëkohësisht formula e pasur me antioksidantë ofron mbrojtje edhe kundër dëmtimeve nga radikalët e lirë, rrezatimi infra të kuq dhe ndotja.

La Roche Posay Anthelios Dermo-Pediatrics Wet Skin Lotion (SPF 50+) është shumë rezistent ndaj ujit dhe është i përshtatshëm për aplikim mbi lëkurë të thatë ose të lagur, duke siguruar mbrojtje maksimale në të dy rastet.

Tekstura e tij xhel-krem bën që të aplikohet lehtë dhe pa lënë shenja të bardha, ndjesi yndyrore apo ngjitëse.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Mexoryl XL + Mexoryl SX –> Sigurojnë mbrojtje të lartë spektrale ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar djegiet diellore dhe dëmtimet e lëkurës. 
  • Glycerin –> Hidraton dhe mban lëkurën e butë dhe të relaksuar. 
  • La Roche Posay Thermal Spring Water –> Qetëson dhe zbut lëkurën e ndjeshme, duke ofruar efekt anti-irritues. 
  • Wet Skin Technology –> Lejon aplikimin mbi lëkurë të lagur pa humbur efektin mbrojtës ndaj rrezeve UVA/UVB. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Ofron mbrojtje të lartë me SPF50+ ndaj rrezeve UVA/UVB. 
  2. Mund të aplikohet në lëkurë të thatë ose të lagur. 
  3. Falë Wet Skin Technology ky mbrojtës është shumë rezistent ndaj ujit dhe mund të aplikohet në lëkurë të lagur duke mos humbur efektin mbrojtës të tij. 
  4. I përshtatshëm për lëkurën delikate dhe të ndjeshme të fëmijëve. 
  5. Ka një teksturë të lehtë, e cila përthithet menjëherë dhe nuk lë shenja të bardha, ndjesi yndyrore apo ngjitëse në lëkurë. 
  6. Rezistent ndaj ujit, djersës, rërës dhe fërkimit.

La Roche Posay Anthelios Dermo-Pediatrics Wet Skin Lotion (SPF 50+) rekomandohet të përdoret si mbrojtës për trupin tek fëmijët, por formula është e sigurt edhe për përdorim në fytyrë.

Aplikojeni mbrojtësin tek fëmijët 30 minuta përpara ekspozimit në diell, në të gjitha zonat e ekspozuara.

Riaplikojeni shpesh mbrojtësin dhe në sasi të mjaftueshme për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas djersitjes,pas notit ose tharjes me peshqir.

Shmangni kontaktin me zonën e syve.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Përbërësit;  Aqua/​Water, Homosalate, Drometrizole Trisiloxane, Ethylhexyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Glycine, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Isohexadecane, Alcohol Denat, Propanediol, Dicaprylyl Ether, Styrene/​Acrylates Copolymer, Dimethicone, Acrylates/​Dimethicone Copolymer, P-Anisic Acid, Ascorbyl Palmitate, Carbomer, Disodium EDTA, Glyceryl Oleate, Hydrogenated Palm Glycerides Citrate, Lecithin, Nylon-12, PEG-8 Laurate, Phenoxyethanol, Tocopherol, Triethanolamine.

Back to Top