DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios Family Spray (SPF 50+), 300ml

Kremi dielii në formë spray, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB për të gjithë familjen, me një formulë rezistente ndaj ujit dhe që aplikohet lehtë mbi trupi dhe fytyrë për përdorim të sigurt dhe të rehatshëm gjatë gjithë ditës.
In stock
SKU
LaRochePosay24
Special Price 3 040 Lekë Regular Price 3 800 Lekë
-20%

La Roche Posay Anthelios Family Spray (SPF 50+) ofron mbrojtje shumë të lartë nga dielli, e cila është e përshtatshme për të mbrojtur lëkurën e fëmijëve dhe të të rriturve në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Ky krem dielli është veçanërisht i përshtatshëm për anëtarë të ndryshëm të familjes, duke e bërë praktik për çdo rast. Formula mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB, duke ndihmuar gjithashtu në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga rrezet infra të kuqe dhe ndotja.

XL-Protect është një teknologji patente e filtrave diellorë që kombinon filtra UV dhe antioksidantë, duke ofruar mbrojtje që shkon përtej spektrit të gjerë UV.

Për më tepër, Teknologjia Netlock krijon një film mbrojtës homogjen në sipërfaqen e lëkurës, duke e mbrojtur atë nga ekspozimi në diell. Kjo teknologji siguron mbrojtje optimale, rezistencë ndaj lagështisë dhe një konsistencë të lehtë. T

ekstura jo yndyrore e këtij kremi është shumë rezistente ndaj ujit, djersës dhe rërës dhe nuk irriton sytë. Për më tepër, hidraton lëkurën gjatë aplikimit dhe nuk lë shenja të bardha mbi të.

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Siguron mbrojtje SPF 50+ ndaj rrezeve UVA/UVB, duke mbrojtur gjithashtu lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga ndotja. 
  2. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme. 
  3. Ky krem dielli mund të përdoret nga të gjithë anëtarët e familjes, sepse është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç. 
  4. Mbrojtësi vjen në formën e spray, që e bën të thjeshtë dhe praktik aplikimin. 
  5. Ka një teksturë të lehtë e cila përthithet menjëherë dhe nuk lë shenja të bardha, ndjesi yndyrore apo ngjitëse në lëkurë. 
  6. E testuar dermatologjikisht dhe pediatrikisht; pa aromë dhe e formuluar për të minimizuar irritimin e syve. 
  7. Formula është ultra-rezistente ndaj ujit, djersës dhe rërës, duke e bërë ideale për aktivitete në natyrë dhe përdorim në plazh.

La Roche Posay Anthelios Family Spray (SPF 50+) është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.

Ky mbrojtës përshtatet lehtësisht me të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni mbrojtësin në fytyrë dhe trup 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Riaplikojeni shpesh dhe në mënyrë të bollshme çdo dy orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Mund të përdoret edhe në lëkurë të lagur.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm.

Shishe me spray, 300 ml.

Përbërësit;  Aqua/Water, Alcohol Denat., Homosalate, Ethylhexyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Octocrylene, Glycerin, Propanediol, C12-22 Alkyl Acrylate/Hydroxyethylacrylate Copolymer, Drometrizole Trisiloxane, Diisopropyl Adipate, Diisopropyl Sebacate, Dicaprylyl Ether, Triethanolamine, Tocopherol, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Sodium Polyacrylate, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Parfum/Fragrance.

Back to Top